Dieta që ju bën të jeni gjithmonë të lumtur…

Dieta

Dieta që ju bën të jeni gjithmonë të lumtur…

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:06
Ilustrim

Ekspertët e shëndetësisë kanë qëlluar në shenjë për përfitimet e një diete. Këtë dietë duhet ta bëjnë sidomos ata që vuajnë nga: Diabeti i tipit 2, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Por, kërkimet e reja tregojnë se duhet të bëni një  dietë me shumë perime dhe peshk. Pra mos konsumoni mish! Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e depresionit.

Studimi i botuar në Psikiatrin Molekulare, tregon se në  këtë dietë përfshihen: fruta, perime, peshk, arra dhe vaj ulliri. Hulumtuesit gjithashtu thanë se kjo dietë shmang  sheqerin dhe redukton rrezikun e zhvillimit të depresionit.

Dr. Camille Lassale, autore kryesore e hulumtimit, tha: “Ekzistojnë prova bindëse për të treguar se ekziston një marrëdhënie midis cilësisë së dietës suaj dhe shëndetit tuaj mendor.

Pra, një dietë e shëndetshme, ndikon në uljen e depresionit te njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat