Melania Trump zbulon sekretin: Kjo pije përshpejton humbjen e peshës

Dieta

Melania Trump zbulon sekretin: Kjo pije përshpejton humbjen e peshës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:03
Melania Trump

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ka zbuluar një truk të vogël me të cilin e mban perfekt linjën e saj të trupit.

Ndonëse kujdeset për dukjen e saj thekson që nuk shkon në ekstrem:

”Jetoj jetë të shëndetshme, kujdesem për lëkurën time dhe trupin tim, mirëpo në asgjë nuk e teproj”.

Thotë që për linjën e saj të trupit meritë ka pija me të cilën e fillon çdo mëngjes.

Smoothie nga përbërësit e preferuar i japin energji të mjaftueshme për gjithë ditën dhe e mbajnë shumë gjatë të ngopur.

Kjo pije është e shkëlqyeshme në kontrollimin e apetitit, por edhe në nxitjen e procesit të humbjes së peshës, për shkak të këtyre përbërëseve.

Veç kësaj, kurdo që ka nevojë për ëmbëlsira dhe ndien sulm të urisë, ajo merr këtë pije.

”Kur ndiej nevojën për ëmbëlsira, unë e bëj këtë pije dhe pastaj ajo dëshirë kalon. Kur është fjala për këto situata, kanë dobi të pabesueshme”, ka thënë Melania.

Përbërësit:

– spinaq të freskët;
– selino;
– karota;
– boronica;
– mollë;
– domate të kulluar;
– limon të kulluar;
– jogurt me pak yndyrë;
– disa pika vaj ulliri;
– fara chia;
– vitaminë D në pika.

Të gjithë përbërësit i vë në blender derisa të krijohet tretja e njëjtë dhe pija është e gatshme për konsumim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat