Dobësohem nëse s’ ha ëmbëlsira? Në fakt shëndoshesh dhe ja pse!

Dieta

Dobësohem nëse s’ ha ëmbëlsira? Në fakt shëndoshesh dhe ja pse!

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Dëshironi të dobësoheni, po bëni shumë ndryshime, por nuk shihni rezultat?

Epo faji është që nuk po hani në mënyrën e duhur dhe ushqimet e duhura. Ja cilat janë sjelljet e gabuara që nuk humbisni në peshë dhe ccfarë të bëni në mënyrë që të keni një peshë me të qendrueshme.

Ngrënia e mishit cdo ditë

Studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me mish çdo ditë janë më të predispozuar të jenë të shëndoshë dhe mbipeshë. Njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore nga ana tjetër janë më të prirur të kenë një peshë të shëndetsme trupore.

Mëngjesi dhe dreka në tryezën e punës

Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni në pjatë është një hap shumë i rëndësishëm për rënien në peshë. Mos konsumoni vaktet tuaja ndërkohë që bëni punë apo shikoni televizor.

Ushqyerja në këmbë

Kaloritë merren njësoj si të hani ulur apo në këmbë. Mos u merrni me ushqime të shpejta e kafshata të vogla në dukje të padëmshme përpara se të shtroheni për të ngrënë. Uluni, hani dhe jini të kujdesshëm me racionet.

Pjata të mëdha

Përdorimi i enëve të mëdha të kuzhinës është i gabuar sepse tjetërson perceptimin e racioneve. Për pasojë, është më e lehtë ta teproni me të ngrënit.

Shmangia e vakteve

Shmangia dhe kapërcimi i vakteve mund të duket sikur po hani më pak, por në të vërtetë jeni duke ngadalësuar metabolizmin. Ky i fundit është si zjarri, nëse nuk i hidhni dru, do të shuhet. Metabolizmi ka nevojë për ushqim çdo katër ose pesë orë.

Zgjidhni regjimin vegjetarian

Nëse bëhet siç duhet, një regjim i tillë mund të ulë kolesterolin, të ruajë shëndetin e zemrës dhe të shmangë kancerin. Por ngrënia e tepruar e arrorëve, farave dhe vajrave të tyre rrit gjithashtu numrin e kalorive dhe të kilogramëve në peshore.

Karbohidrate me shumicë

Periudha e tranzicionit nga një regjim gjithëpërfshirës në një regjim vegjetarian nxit nepsin për karbohidrate. Që të frenoheni nga ky neps sigurohuni që çdo vakt të përmbajë një proteinë bimore dhe yndyrna të shëndetshme.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Kur ia ndaloni të ëmblat vetes, në të vërtetë po përpiqeni të shmangni të paevitueshmen. E vërteta është se të gjithë bien pre e tundimit për të ëmblat, sidomos kur ia kanë ndaluar vetes për shumë kohë. Një gjë e tillë nënkupton që do të hani ëmbëlsira pa fre dhe do të merrni më shumë kalori.

Hani kur nuk keni uri

Dëshira për ushqim është shumë e madhe kur jeni të stresuar apo të mërzitur. E rëndësishme është që mos t’i vini veshin stresit, por më mirë sinjaleve të trupit që tregojnë me të vërtetë nëse jeni të uritur.

Hani djath shpesh

Djathi është një  burim i mirë proteine dhe kalçiumi por ai nuk duhet ngrënë në çdo vakt. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej tij, të paktën shoqërojeni me produkte bimore dhe zgjidhni ushqime pa yndyrë.

Jo cdo gjë pa yndyrë

Trupi ka nevojë për yndyrna, proteina dhe karbohidrate. Nëse mendoni se blerja e produkteve pa yndyrë do ju ndihmojë të dobësoheni, atëherë gaboheni rëndë. Trupi ka nevojë për yndyrë, ndaj zgjidhni yndyrna të shëndetshme.

Jo ccdo gjë gatuhet me vaj ulliri

Vaji i ullirit është padyshim një yndyrnë e shëndetshme por duke gatuar çdo ushqim të vaktit me këtë yndyrnë rrezikoni që të konsumoni shumë prej tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat