Gjashtë përbërës që duhet t’i shtoni ujit për një bark të sheshtë

Dieta

Gjashtë përbërës që duhet t’i shtoni ujit për një bark të sheshtë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Studimet kanë treguar se uji detoks ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, rënien në peshë si edhe bën që të ndiheni më energjik

Por, ka edhe disa përbërës të tjerë që mund t’ja shtoni kësaj pijeje, përveç limonit dhe xhenxhefilit, që ju mban më të hidratruar si edhe ju shpëton nga një bark i fryrë.

Ujë me kripë jo të jodizuar

Duhet të merrni sasinë e duhur të kripës, dhe duke e eliminuar atë plotësisht nuk është një zgjedhje e duhur. Natriumi ndihmon në funksionimin e duhur të nërvave, muskujve dhe qarkullimit të gjakut.

Përzieni dy lugë të vogla me kripë me 4 gota uji të ngrohtë. Për ta bërë më të shijshëm, shtoni pak limon dhe pijeni me stomakun bosh.

Ujë me hudhër

Hudhra ul tensionin e gjakut dhe përmirëson nivelin e kolesterolit. Por, këto përfitime mund t’i merrni edhe pa e konsumuar atë.

Merrni dy thelba hudhra dhe pritini. Pas 10 minutash përziejini me 500 ml ujë dhe lërini për të paktën 2 orë.

Ujë me mollë dhe kanellë

Molla dhe kanella ndihmon të humbni peshë, dhe kur i përzieni së bashku shton disa antioksidantë të rëndësishëm në dietën tuaj, përfshirë vitaminat C dhe B.

Hidhni në një enë me ujë dy copa molle dhe 2 shkopinj kanellë. Lërini në frigorifer për një orë para se ta pini.

Ujë me kastravec

Një pije freskuese me shije kastraveci do t’ju heqë dëshirën për të pirë diçka tjetër. Është antioksidant natyral dhe një kastravec ka vetëm 34 kalori. Për shije, mund t’i shtoni pak limon.

Merrni disa kubikë akulli me kastravec dhe shtojini në ujë kur keni etje.

Ujë me piper të zi

Piper i zi është një përbërës i shkëlqyeshëm nëse doni të humbni pak peshë. Ka veti antioksiduese që mund të ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit, plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve të zemrës.

Përzieni 1 gjysmë lugë gjelle piper të zi, 1 lugë xhenxhefil të grirë, 1 lugë mjaltë, 1 limon dhe 2 gota ujë.

Ujë me rozmarinë

Përfitimet e rozmarinë janë mbresëlënëse. Studimet tregojnë se mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, kujtesës dhe sistemit imunitar. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se rozmarina mund të jetë e mirë për trurin tuaj dhe të funksionojë si një lloj mbrojtjeje neurologjike.

Merrni pak rozmarinë dhe limon dhe përziejeni me ujë. Lëreni në frigorifer për të paktën dy orë dhe më pas pijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat