6 ushqimet që të shëndoshin, por nuk e ke ditur

Dieta

6 ushqimet që të shëndoshin, por nuk e ke ditur

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 06:55
Ilustrim

Si dietolog, unë shpesh, duhet të analizoj dietën e klientëve dhe të piketoj vendet ku duhet të përmirësohen dhe gjatë kësaj pune, shfaqen të papritura. Kur u them klientëve që duhet të pakësojnë sasinë e disa ushqimeve, ata, disa herë, më ngulin sytë sikur të më thonë “Çfaarë?”, shkruan Class.

Pjesa më e madhe e punës edukuese që bëj, fokusohet në rrëzimin e disa miteve të qëndrueshme në etiketat e ushqimeve.

Vëmendje, nuk po them që nuk duhet t’i hani fare këto ushqime. Asnjë ushqim nuk është i mirë ose i keq, por disa ushqime mund të jenë përcaktues për peshën kur konsumohen në sasi të mëdha.

1: Të bardhat e vezëve

Moda e së bardhës së vezës më err sytë. Vezët janë ndër proteinat më të lira dhe më cilësore. Edhe pse dikur janë fajësuar për shkak të kolesterolit të lartë, shkenca sot ka treguar që kolesteroli dietik nuk ka efekt në kolesterolin e përgjithshëm të gjakut. Kështu që mos u besoni restoranteve dhe “ekspertëve” që thonë se të bardhat e vezëve janë më të shëndetshme për zemrën se vezët e plota.

2: Ushqime të paketuara me pak ose pa yndyrë

Yndyra ndihmon trupin të thithë përbërësit ushqimorë. Kështu që kur blini një salcë për sallatë pa yndyrë, ju po merrni më pak ushqyes nga perimet sesa do merrnit po të hidhnit pak vaj ulliri. Dhe, pranojeni, ato salcat pa yndyrë nuk kanë shije.

3: Snack karbohidratesh

Cracker-sat, shufrat me drithëra, çibukët, këto ushqime ofrojnë më pak vlera ushqyese sesa një gram fibër. Zëvendësoji me vakte të vogla që kanë proteina, të cilat të japin ndjesinë e ngopjes dhe fibra më të shëndetshme. Arrat, mishi i tharë pa yndyrë, mollët, djathi, kosi, frutat e pyllit dhe gjiza janë të gjitha zgjedhje të mira.

4: Gjalpi i kikirikut

Kam një “shok” që mund të ulet me vazon e gjalpit të kikirikut dhe ta hajë me lugë. Po, gjalpi i kikirikut dhe bajameve apo cashew-ve, ofron një burim të mirë yndyrash të shëndetshme për zemrën, por kaloritë e gjalpit mund të grumbullohen shpejt. Kufizoje veten në dy lugë në ditë. Pastaj mbylle vazon dhe largoje menjëherë. Nëse të duket e pamundur, provo gjalpin e kikirikut pluhur.

5: Shufrat energjike

Shumë prej tyre nuk janë gjë tjetër veçse shufra të ngjeshura karamelesh, ndonjëherë me më shumë kalori. Po, janë ekonomike, por mendoni ta mbushni kutinë tuaj të ushqimit me ushqyes më pak të dëmshëm, mish të thatë, arra, qumësht.

6: Frutat në fund të kosit

Fjala frut përdoret lirshëm. Ka më shumë sheqer në fund të kosit, duke qenë që disa lloje kanë më shumë sheqer sesa një pije e ambalazhuar. Në vend të kosit të frutave, ha kos të bardhë dhe shtoji fruta të freskëta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat