Dieta e famshme me banane, çfarë e bën kaq të veçantë

Dieta

Dieta e famshme me banane, çfarë e bën kaq të veçantë

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën e banana?

Kjo dietë e famshme kishte prezantuar Hitoshi Watanabe në librin e tij të quajtur “The Morning Banana Diet”.

Në mëngjes duhet të hani vetëm banane dhe të pini ujë me temperaturë të dhomës, ndërsa gjatë tërë ditës mund të hani çfarë të doni.

Gjithmonë pini një gotë ujë të nxehtë në mëngjes për të stimuluar metabolizmin. Pastaj, pritni një orë dhe hani një banane. Nëse ende jeni të uritur pas 20 minutave, hani një banane tjetër. Mirëpo, keni kujdes dhe hani vetëm banane të pjekura mirë.

Në librin e tij, Watanabe shpjegon që nuk duhet të konsumoni qumësht dhe alkool gjatë kësaj diete, si dhe ngrënia e fundit duhet të jetë në orën 20:00. Gjithashtu, flini më së largu në mesnatë, pasi shkencëtarët besojnë se qëndrimi deri në orët e vona ndërlidhet me obezitetin.

Për drekë dhe darkë mund të hani çfarë të dëshironi, ndërsa mes vakteve hani fruta.

Çfarë e bën këtë dietë kaq të veçantë?

Është shumë e shëndetshme. Bananet janë të pasura me fibra dhe kalium, prandaj e rrisin nivelin e energjisë. Bananet janë të lira për t’u blerë, prandaj nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para në produkte super të shtrenjta për humbje të peshës. Ngrënia e rregullt e mëngjesit e përmirëson metabolizmin dhe ju mban larg ngrënies së tepërt gjatë ditës. Nëse nuk pini kafe në mëngjes, ju lehtazi do të rregulloni glukozën në gjak dhe apetiti. Një gotë ujë me temperaturë të dhomës e përmirëson metabolizmin. Shmangni ngrënien pas orës 20:00 dhe do të rregulloni peshën. Veç këtyre, dieta me banane është mënyrë e mahnitshme për të hequr qafe celulitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat