Dieta mesdhetare, për një shëndet më të mirë

Dieta

Dieta mesdhetare, për një shëndet më të mirë

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

Ndërrimi i dietës në moshë të vjetër, nga një dietë e thjeshtë në një dietë mesdhetare, me një përzierje të perimeve, frutave dhe peshkut, rikthen një ekuilibër të bakterieve të lidhura me shëndetin e mirë.

Gjatë një studimi me 612 vullnetarë, të moshës nga 65 në 79 vjeç, nga pesë shtete europiane, ata që ndoqën një dietë tipike mesdhetare për një vit, treguan një rritje të mikrobeve “të mira”, të lidhura me një funksionim më të mirë të trurit, dhe një rënie në mikrobet e zorrëve, të lidhura me dobësimin e tyre dhe inflamacionin.

Rezultate ishin të tilla, pavarësisht moshës apo peshës, të cilat ndikojnë në komunitetin e specieve të bakterieve që formojnë mikrobiomën njerëzore, numri i të cilave shkon deri në 1000.

Dieta mesdhetare mund të ndikojë në bakterien e zorrëve në një mënyrë që ndihmon në frenimin e avancimit të dobësisë fizike dhe problemeve konjitive, që ndodhin në moshë më të vjetër.

Në fazat më të vona të jetës, ndodh një rënie natyrale e funksioneve të trupit dhe rritet tendenca e sistemit imunitar për të reaguar më shumë se duhet, duke çuar në dobësim të shëndetit fizik dhe jo vetëm. Funksioni konjitiv, sidomos kujtesa afat – shkurtër, gjithashtu vjen duke u përkeqësuar me rritjen e moshës.

Nuk është kurrë vonë që të fillosh të hash në mënyrë të shëndetshme, dhe dieta mesdhetare është një mënyrë e mirë për të filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat