10 këshilla për të rënë në peshë personat që vuajnë nga Diabeti i Tipit 2

Dieta

10 këshilla për të rënë në peshë personat që vuajnë nga Diabeti i Tipit 2

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 15:15
Foto Ilustrim

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, rënia në peshë ju ndihmon në përmirësimin e sheqerit në gjak, ju ul presionin e lartë të gjakut dhe ju ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit. Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 e dinë se rënia në peshë për ta është e vështirë.

Në këtë postim do t’ju rendisim 10 këshilla si të bini në peshë kur vuani nga diabeti:

Mbani një dietë mesdhetare: që do të thotë të konsumoni perime, fruta dhe dritëhra të plota që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Konsumoni perime, ushqime të pasura me omega 3 si salmon, bullgur, arra; yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, avokado etj.

Shmangni karbohidratet e rafinuara: si bukë e bardhë, oriz, makarona, ëmbëlsira këto ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak.

Bëni aktivitet fizik: kjo nuk do të thotë të bëni patjetër palestër, ecja, vrapi i lehtë, ulja-ngjitja e shkallëve, janë gjithashtu forma të aktivitetit fizik.

Mbani një ditar për nurmin e kalorive: mundohuni që çdo ditë të ulni nga pak kalori që të bini në peshë.

Hani gjithmonë mëngjes: ngrënia e mëngjesit të shëndetshëm ju jep energji për gjatë gjithë ditës, ju ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumoni mëngjes të pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Kontrolloni shpesh peshën trupore: nëse shikoni se e keni tepruar një ditë më parë, ekuilibroni kaloritë në ditën tjetër për të rënë në peshë.

Hani 2 mesvakte të vogla: përveç 3 vakteve kryesore, kështu nuk do të ndjeni uri gjatë ditës.

Hani në porcione të vogla: përdorni pjata të vogla që të konsumoni më pak.

Pini një gotë ujë me limon në mëngjes: ju pastron nga toksinat dhe ju ndihmon të bini në peshë.

Pini një gotë ujë para çdo vakti: ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të hani me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat