Diabetikët, dieta ideale për të mbajtur nën kontroll sëmundjen

Dieta

Diabetikët, dieta ideale për të mbajtur nën kontroll sëmundjen

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Dietologia Rolina Naco shpjegon peshën ideale të diabetikëve, gjithçka që duhet të dinë për stilin e jetës, ushqyerjen, aktivitetin fizik, alkolin, obezitetin etj

Vitet e fundit vihet re se  numri i personave me diabet të tipit II po rritet në mënyrë drastike dhe njëkohesisht po prek mosha edhe më të reja.

Insulina është një hormon që ka si funksion normalizimin e nivelit të sheqerit (glukozes) në gjak. Te personat e prekur me  diabeti të tipit II, insulina është pranishme por, nuk arrin të funksionojë plotësisht. Kemi një rezistence të indeve ndaj veprimit të insulines. Pra, qeliza që kërkojnë të ushqehen, por edhe pse ka shumë sheqer në gjak ato mbeten te uritura, madje edhe mund të vdesin. Niveli i lart i glukozës në gjak për kohë të gjatën dhe te vazhdueshme, behet mjaft i rezikshem si per probleme akute shendetsore por dhe kronike si ato kardiovaskular, problemet me veshkat, shikimin  etj.

Diabeti I tipit II ka lidhje të drejtperdrejt me ushqimin, por edhe me peshën. Persona me mbipeshë ose obeze, që nuk kanë regjim ushimor janë më të rezikuar për tu prekur nga diabeti.

Nje diabetik I tipit II mund të ketë një jetë të gjate dhe cilësore nëse kujdeset për mënyrën e të ushqyerit që nuk është shumë ndryshe nga ajo që rekomandohet për të gjithë ne!

Çfarë duhet të bëj si fillim një person me diabet II për tu kujdesur?

Së pari është shumë e rëndësishme pesha trupore, pra nëse është mbi peshë ose obez duhet të ndjekë një dietë të kontrolluar për të arritur një peshë optimale. Rënia në peshë madje edhe 3-4 kg mund të përmirësojë mjaft nivelin e sheqeri por edhe të yndyrave ose te hipertensionit nëse janë të pranishëm. Rënia nuk duhet të jete drastike por graduale duke siguruar që organizmi të mos ketë mungesa në makronutrient dhe mikronutrient, të mos kemi hipoglicemi(ulje të sheqerit). Trupi nuk do të humbasë masë muskulare, por masën dhjamore të tepërt, që pikërisht është ajo shkaktarja e probleme në shëndetin tonë. Gjiithashtu aktiviteti fizik duhet ta shoqeroje ketë regjim. Aktivieti fizik në fakt është i domosdoshëm tek personat me diabet, jo vetëm për të rënë në peshë, pasi normalizon mjaf mirë dhe nivelin e sheqerit.

Si mund të dimë nëse kemi peshën optimale

Për të kontrolluar nëse një person është në parametrat normale të peshës së tij trupore, përllogaritet shumë lehtë me një koeficient: Indeksin e Masës Trupore (IMT)

IMT= Pesha (kg) /(Gjatesine (m))^2

Psh: Kemi një person që peshon 75 kg dhe 1,65 të gjatë  IMT=75/(1,65)^2=27.5

Duke iu referuar tabelës më poshtë IMT 27.5 është të mbipesha.

Nën peshë<18.5

Normale18.5-24.9

Mbipeshë25-29.9

Obeziteti i kategoriseë të parë  I30-34.9

Obezitet  të dytë II35-39.9

Obeziteti i të tret III patologjik>40

-Si duhet të jetë regjimi ushimor i një personi me diabet?

Në radhë të parë ajo që është shumë rëndësishme për të theksuar janë 3 vaktet kryesore dhe 2-3 mes-vakte të tjera që duhet të jenë të pranishme me patjetër në ditën e një personi me diabet! Nuk duhet kategorikisht të lërë distancë kohore të gjata midis vakteve. Gjë që ndimon shumë organismin për të mos arritur në ekstremet e tij, hiper dhe hipo glicemi. Gjithashtu kontrollon më shumë urinë, peshën por edhe çfarë ha!

 Por, çfarë është ajo që duhet të permbajë një vakt?

Duke filluar nga mëngjesi, por edhe vaktet e tjera, mirë është të ketë një vakt me larmi ushqimesh.

Një mëngjes duhet të ketë minimalisht :

–      1 racion bulmeti me patjeter(kos,qumësht, gjize, djathë të njomë)etj.

–      1 racion drithrash INTEGRALE (drithrat e mëngjesit (kornflaks, bukë integrale, musli, tersherë etj.)

Më pas mund të shtohen produkte si veza, fruta, perime ose fruta të thata.

Dreka disi më e pasur se darka duhet të kenë të paktën:

–      Ushqime proteinike si (mish, pulë, peshk, vezë, legume, djath, fruta deti)

–      Me patjeter drithra integrale si (buke, oriz, makarona  integrale, patate etj)

–      Një sasi të kosiderueshme me perime të freskta, të pjekura, të ziera qoftë në gjellë, sallatë apo supa.

Dhe mes vaktet që përsëri të mos jenë vetëm me një frut, por të jenë kompekse :

–      Frut dhe pak fruta te thata si (arra,bajame,lajthi)

–      Kos ose qumësht me 1 frut ose fruta të thata

–      Buke integrale dhe pak gjize ose rikota, perime

Ka rëndësi mënyra e gatimit për një diabetik?

Po, ka një rol të rëndësishëm në dy aspekte të ndryshme. Së pari një person me diabet duhet të ketë shumë kujdes të ushqimet e skuqura për të mos marrë shumë kalori dhe yndyre nga ushqimi i tij, pasi mund të ndikojë negativisht në peshë, në yndyrat e larta dhe në hipertension. Së dyti ushime të pjekura, si patate të pjekur në prush (pa yndyrë) ose gështenja të pjekura, të cilat rrisin më shumë sheqerin në gjak se ato të ziera. Pra, të preferojmë më shumë të ziera, ose në avull, më pas të pjekura në furre dhe më pak të skuqura.

Cilat janë ushqimet që një peson duhet të konsumoj më shpesh?

Frutat dhe perimet! Dy fruta në ditë mesatarisht dhe 2 racione perime. Një racion perimesh është: një sallatë, ose gjellë me perime, ose supe me perime të cilat duhet të jenë me patjetër në menun ditore. Gjithashtu peshku duhet të jetë 2 -3 herë në javë pasi është një burim proteinik më pak yndyre të dëmshme por plotë Omega -3  yndyrore që luajnë një rol mbrojtes të sëmundjeve kardiovaskulare që janë të shpeshta tek personat me diabet.

Legumet (fasule, thjerza, bizele etj) duhet të konsumohen 1-2 herë në javë pasi janë një burim proteinik, ka karbohidrate komplekse dhe mjaft fibra. Ndikojnë në një rritje graduale të sheqerit në gjak, janë të pasura në nutrient dhe të varfëra në yndyrë. Gjithashtu rekomandohet të konsumohet vetëm vaj ulliri për çdo lloj gatimi dhe të evitohet yndyra shtazore.

Po sheqeri dhe embëlsirat mund të konsumohen nga një person me diabet?

Një person me diabet duhet të reduktojë konsumin e sheqerit si për shembull të mos përdorë shumë sheqer në kafe (mund të përdorë pak qumësht) ose të mos pije mjaft kafe ose pije me sheqer. Gjithashtu nëse dëshiron të konsumojë ëmbëlsirë, mirë është të perzgjedhë një produkt me përmbajtje të ulët sheqeri, ato me miell integral, të shoqëruar me fruta të freskta, duhet të evitojë ato me sherbet etj.

Rekomandohen pijet per diabetike ose zëvëndesues të sheqerit që janë në treg?

Në fakt ato nuk kanë asnjë vlerë të dobishme në organizmit tonë, madje shumë studime tregojnë të kundërtën. Është e vërtet se zëvendësuesit e sheqerit (aspartame, zaharin etj) nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Por nëse e teprojmë mund të ketë dhe efekte anësore si diare. Ndaj dhe rekomandohet të përdoren me rrallë.

Mund të konsumoj pije me alkol?

Alkoli mund të konsumohet, por në një masë të caktuar 1-2 gota. Preferohet vera  ose birra që kanë një përmbajtje më të ulët në alkol. Por, ajo që është shumë e rëndësishme është që alkoli duhet të konsumohet gjithmone  i shoqëruar me ushqim dhe jo thatë. Mund të shkaktojë hipoglicemi sidomos kur sapo janë marrë ilaçet e diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat