Dieta, a është e dëmshme për lëkurën tuaj?

Dieta

Dieta, a është e dëmshme për lëkurën tuaj?

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim

Sigurisht që dietat ju ndihmojnë në mbajtjen e trupit tuaj të rregullt dhe në formë por a  e ndihmon edhe lekurën tuaj? Ushqimet që ju konsumoni që tek frutat të cilët mbajne oksidantë kundër rrudhosjes së lekurës dhe  perimet që hidratojnë lekurën tuaj mund të ndikojne në lekuren tuaj po aq sa në permasat tuaja.

Mesdhetare

Peshku, jeshillëqet, vaji ulliri dhe frutat janë yjet e kesaj diete mesdhetare.  Sigurisht që përfitimet nuk përfundojnë aty.  Të ushqehesh me ushqim mesdhetar mund të të mbrojë gjithashtu nga melanoma, një formë vdekjeprurëse e kancerit. Nga ana kozmetike, acidi yndyror omega 3 që ndodhet tek peshku ndihmon për të mbajtur qelizat e lëkurës të forta dhe elastike.

Vaji i ullirit, domatet dhe vera e kuqe kanë gjithashtu antioksidantë që bllokojnë reaksionet kimike që shkaktojnë dëmtime nga dielli.

Vegjetariane                                

Nëse ju nuk e hani mishin për arsye shëndetësore apo edhe qoftë për arsye etike, ju me shumë mundësi konsumoni më shumë produkte të freskëta dhe drithëra, dhe  në të dyja rastet ky është lajm i mirë për lëkurën tuaj. Antioksidantët që ndodhen në këto ushqime neutralizojnë radikalet e lira që kontribuojnë në formimin e rrudhave , njollave kafe dhe shenjave të tjera të plakjes. Dietat vegjetariane nuk përmbajnë shumë yndyrna .

Shumë proteina – pak karbohidrate

Te heqesh dorë nga buka e bardhë, pastat dhe sheqeri ulin nivelin e hormonit të stresit (kortizol). Pini shumë ujë që të keni lëkure të hidratuar. Përzgjidhni peshkun dhe ushqime të tjera që kanë shumë proteina. Por tregohuni të kujdeshëm në konsumimin e mishit të kuq. Përdorni rregullisht perimet dhe frutat.

Pa yndyrna (hani më shumë , peshoni më pak)

Të heqësh dorë nga konsumimi i ushqimeve që përmbajnë yndyrna të ngopura të bën mirë për format e trupit dhe për zemren. Një diete me pak yndyrë gjithashtu frenon prodhimin e radikaleve të lira të cilët shkaktojne plakjen e parakohshme.  Gjithsesi natyrisht që lëkura juaj ka nevojë për pak yndyrë, sidomos yndyrën  e mirë si pwr shembull ajo që ndodhet tek bajamet, arrat  apo në vajin e ullirit. Këto yndyrna ndihmojnë trupin tuaj që të thithë antioksidantë dhe vitamina të cilat e forcojnë membranën e qelizës , që sigurisht ndikon edhe në epidermën tuaj.

Të pabëra

Personat që preferojnë ushqimet e pabëra si arrat, jeshilluqet dhe drithëra besojne se po të mos ta  gatuajne ushqimin i ruan atij disa enzima të cilët ndihmojne në tretje, të japin energji dhe të ndihmon që të humbasesh në peshë.  Vaji i arrave, bajameve, i avokados  apo vaji i ullirit i jep elasticitet dhe forcon membranën qelizore. Ana negative e kësaj diete është që kur ha pak mish është shumë e vështire të marrësh proteinat e mjaftueshëm në një vakt.

Po ato që pëlqejnë karbohidratet?

RS është një tip karbohidrati i cili vepron si fibër që lëviz në trakean tretëse pa u tretur plotësisht, thithur ose shndërruar në glukozë. Duke e mbushur pjatën plot me ushqime që përmban karbohidratin RS e nxit metabolizmin tuaj dhe ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë që ju ndihmon ju të qëndroni  larg ushqimeve të dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat