Dieta dhe diabetit i tipit 2

Dieta

Dieta dhe diabetit i tipit 2

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Roli i dietës është kritik në kontrollin e sheqerit në gjak dhe komplikacioneve që diabeti i tipit 2 paraqet si p.sh., sëmundje kardiovaskulare dhe renale. Personi që vuan nga sëmundja e diabetit duhet të kuptojë qartë tre fjalë kyçe: Regjim – Disiplim – Vetëkontroll

Niveli i sheqerit në gjak nuk ndikohet vetëm nga sasia e sheqerit që ne marrim nga dieta, por edhe nga një sërë faktorësh të tjerë, si: sasia në total e kalorive, numri i vakteve gjatë ditës, orari i të ngrënit, kombinimi me ushqime të tjera, përmbajtja e dietës në fibra dhe aktiviteti fizik që kryejmë.

Nga faktorët më të rëndësishëm që lidhen drejtpërdrejt me diabetin është dhjamosja e tepërt dhe mbipesha! Nëse jeni mbi peshë apo keni tepricë dhjami, sidomos në zonën e barkut, hapi i parë është të përcaktoni regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik për të rrëzuar të paktën 10% të peshës trupore!

Këshilla të përgjithshme:

-Konsumoni 5 deri në gjashtë vakte në ditë: duke mbajtur një distancë prej 3 orësh nga vakti në vakt.

-Hani çdo ditë në të njëjtat orë.

-Këshillohet kombinimi i karbohidrateve me yndyrna esenciale dhe me ushqime me aciditet si uthull mollë, limon etj.

-Karbohidratet që gjenden në ushqime të pasura me fibra janë më të preferuarat!

-Kujdes me alkolin: konsumi i alkolit rekomandohet të mos kalojë sasinë e 1 gotë vere /ditë për femra dhe 1-2 gotash për meshkuj. Alkolin konsumojeni në fund të një vakti të plotë dhe asnjëherë me stomakun bosh, sepse mund të pësoni hipoglicemi!

-Ushqime si rrënja e selinosë, agjinaret e Jeruzalemit dhe rrënjët e çikores përmbajnë karbohidrate të patretshme, të cilat mund t’ju ndihmojnë në kontroll më të mirë të glicemisë.

-Sa herë që planifikoni aktivitet fizik merrni masat për të konsumuar 14gr karbohidrate për çdo 1 orë ushtrim. Sasi e tillë gjendet në 1 frut mesatar, 1 fetë buke apo 1 gotë qumësht.

-Mbani një ditar dhe shënoni çdo ushqim që konsumoni, aktivitetin fizik që kryeni dhe shifrat që rezultojnë nga matje e glicemisë esëll dhe dy orë pas buke.

I thoni po:

-Salmonit, sardeleve, merlucit, tonit në konservë uji, kocës e levrekut të egër (ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Diabeti i tipit 2 ndodh shumë më rrallë në popullata që konsumojnë shumë shpesh këto peshq)

-Zarzavateve me gjethe jeshile: spinaq, pazi, gjethe panxhari dhe patate të ëmbël (të pasura në antioksidante, vitaminë C, vitaminë E. Patatja e ëmbël mendohet të këtë përbërës specifike që ndihmojnë ekuilibrimin e glicemisë)

-Hudhrave (parandalon sëmundje të zemrës, një nga komplikacionet kryesore të diabetit)

-Qepëve (të pasura në krom, ndihmojnë metabolizmin e sheqerit)

-Domateve (të pasura në krom dhe antioksidantë, lëngu i tyre ul tendencen e mpiksjes së gjakut)

-Kanellës (jo vetëm stimulon receptorët e insulinës, gjithashtu rrit në mënyrë të ndjeshme aftësinë e qelizës në përdorimin e glukozës)

-Frutave të freskëta (duke u konsumuar në sasi të kontrolluara ato ofrojnë antioksidantë dhe kane efekt stabilizues të glicemisë)

-Frutave të kuqe & vishnje (thanat, manaferrat, boronicat, kumbullat, shegët etj, ulin sheqerin në gjak në personat me diabet)

I thoni po, por me karar

-Arrave (burim i shkëlqyer i yndyrnave esenciale)

-Drithërave të plota (përmbajnë fibra beneficiale)

-Vajit të ullirit ekstra të virgjër (vaktet që përmbajnë vaj ulliri kanë efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak që i pason ato)

I thoni jo

-Sheqerit të tavolinës

-Frutave të thara (fiq, kajsi, kumbulla, hurma të thara)

-Ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, sidomos mishit të kuq (disa individë që vuajnë nga diabeti, sidomos meshkujt, mund të kenë nivele të larta të hekurit në gjak, gjë që lidhet me rrezikun për komplikacione si pasojë e problemeve të sheqerit në gjak.

-Tepricës së yndyrës totale në dietë (dietat e pasura në yndyrë lidhen me shfaqjen e diabetit dhe sëmundje kardiovaskulare)

-Yndyrnave të ngurta (gjalpi, dhjami, ajka e qumështit, rrisin rezistencën e insulinës dhe shkaktojnë rritje të nivelit të insulinës në gjak)

-Yndyrnat trans (margarina vegjetale, vajrat e skuqjes, vajrat e përpunuar, rrisin rezistencën ndaj insulinës dhe rrezikun për formimin e pllakave në muret e arterieve)

Shembull menu – ditore 2000kcal

Mëngjes

1 kupë kos me 2 lugë tershere + 1 kokërr vezë të zier ose 30gr gjizë pa kripë + 1 lugë të vogël fara lini ose vaj ulliri ekstra të virgjër

Paradite

1 frut të kuq ose vishnje (rreth 120gr)

2-3 karrota

3 arra ose bajame ose kasius

Drekë

Sallatë jeshile, domate, kastraveca, qepë dhe ullinj + 40gr djathë të bardhë pa yndyrë + 2 lugë të vogla vaj ulliri + 1 lugë të madhe uthull molle + 1 fetë bukë thekre integrale

150gr peshk në furrë me salcë domatesh dhe hudhra

kupë oriz integral me lule brokoli

1 lëng qitro

Pasdite

1 fetë bukë të zezë + salcë ullinjsh & majdanoz + 30gr gjizë + 1 fletë sallate jeshile

1 frut jeshil si mollë jeshile + 1 çaj jeshil + pak limon

Darkë

1 sallatë me lakër të bardhë & fasule të kuqe + 40 gr peshk ton ose 60gr sardele + 1 patate të ëmbël me spinaq, qepë, hudhra & erëza sipas dëshirës

Para gjumit

1 kupë syltjash të bërë me qumësht pa yndyrë, oriz integral, stevia* & kanellë

Kujdes: ky material është edukativ, ai nuk përbën këshillim të personalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat