Është më mirë të mbaj dietë në dimër apo në verë?

Dieta

Është më mirë të mbaj dietë në dimër apo në verë?

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:03
Foto Ilustrim

Periudha nga marsi në shtator mendohet periudha ideale për të filluar dietë. Drita dhe klima e ngrohtë na bëjnë më aktiv, si pasojë e kemi më të lehtë për të rënë në peshë. Për më tepër, drita e mjaftueshme ndikon në reaksionet kimike të trurit dhe përmirëson humorin tonë duke na e bërë më të lehtë “dhimbjen” e reduktimit të ushqimit.

Në dimër për shkak të temperaturave të ulëta, trupi ynë punon më shumë për t’u ngrohur dhe në këtë mënyrë metabolizmi ynë rritet. Por nga ana tjetër, ditët e ftohta të dimrit na bëjnë të mbyllemi në shtëpi, të zhytemi në divan të mbuluar ngrohtë dhe të kalojmë orë të tëra në pasivitet. Kjo do të thotë që djegim më pak kalori në kohë të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat