Dieta me mjaltë, humbni 2 deri 3 kg për 3 ditë

Dieta

Dieta me mjaltë, humbni 2 deri 3 kg për 3 ditë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Foto Ilustrim

Nëse e përcillni këtë dietë, mund të humbni 2 deri 3 kg për vetëm 3 ditë. Shkaku i përbërësve të shumtë shërues, mjaltin duhet ta konsumoni për çdo ditë, e si ndikon në humbjen në peshë, kuptojeni tani. Nutricistët këshillojnë që para fillimit të dietës ta përdorni mjaltin cilësor, e përparësi kanë llojet e errëta të mjaltit .

DITA E PARË

Kafjalli: 2 të kuqtë e vezës i përzieni me 1 lugë mjaltë. Me shujtë pini edhe çaj me limon ose kafe (pa sheqer). Dreka: nga 100 g djathë + 50 g karota të bluara + 50 g brokol të copëtuar + 50 g lakër jeshile të copëtuar. Të gjitha i vendosni në blender dhe përgatitni krem.

Darka: Një gotë supë të pastër me perime, 1 rriskë bukë integrale dhe 1 mollë/dardhë/portokall. Para se të shkoni në gjumë, pini çaj me limon.

DITA E DYTË

Kafjalli: I ngjashëm me ditën e parë. Dreka: Përgatitni krem nga një vezë e zier butë, 1 lugë mjaltë dhe 100 g djathë të ri. Me shujtë pini 'aj me limon ose kafe pa sheqer. Darka: 150 g peshk ose file pule, një tepsi me sallatë me perime dhe çaj me limon.

DITA E TRETË

Kafjalli: I ngjashëm me ditën e parë + një mollë. Dreka: 50 g djathë, 1 rriskë bukë dhe një tepsi me perime të freskëta dhe lëng limoni. Darka: 300 g perime të copëtuara, 1 vezë të zier butë dhe 1 gotë çaj me 1 lugë mjaltë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat