A janë të vërteta dietat detoks?

Dieta

A janë të vërteta dietat detoks?

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Ajo mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Çdo vit, rreth festave të fundvitit ju do të filloni të shihni reklama për pastrues të trupit, shkruan “TeenVogue”. Dietat e famshme fillojnë të mbushin të gjitha rrjetet sociale.

Të famshmit vazhdimisht postojnë në lidhje me ndonjë çaj që do iu jap një bark të sheshtë, por të gjithë e dimë se ato nuk funksionojnë.

Mbi të gjitha, fjala detoks ka filluar të hidhet rreth e rrotull shumë, por shumica nuk e dinë se çfarë do të thotë. Dietat e detoksit nuk mund të pastrojnë trupin tuaj nga të gjitha ushqimet e tepërta që keni konsumuar.

Nuk ka asnjë dëshmi që këta lloje të çajit ose dieta mund të iu ndihmojnë të përmirësoj çajin dhe të largoj toksina nga trupi.

Shumë mjekë do iu informojnë se këto produkte nuk mund të pastrojnë trupin tuaj pasi keni kaluar një kohë duke ngrënë ushqime në sasi të mëdha.

Specialistët thonë se duhet të bëni kujdes në konsumin e këtyre produkteve, sepse edhe pse një pjesë e përbërësve mund të jenë shumë të mirë, disa prej tyre mund të jenë shumë të dëmshëm.

Çaji që kinse ka për qëllim detoksifikimin, zakonisht do të shkaktoj ngërç në bark ose diarre. Për njerëz me gjendje shëndetësore më të ndjeshme, mund të shkaktoj probleme të tjera lidhur me sëmundjet e tyre.

Trupi ynë nuk ka nevojë për një gjë të tillë, sepse organet tona e kryejnë këtë funksion vetë. Mëlçia dhe veshët janë specifikisht organet që e pastrojnë të gjithë trupin.

Përdorimi i produkteve të ndryshme që kinse kanë qëllim pastrimin e trupit vetëm sa do të ndërhyjë në punën e këtyre organeve.

Ka shumë mënyra që ju mund të ndihmoni trupin tuaj me detox, për shembull përmirësimi i dietës tuaj të përditshme duke konsumuar ushqime të shëndetshme. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat