Dietat: Ja si mposhtet uria

Dieta

Dietat: Ja si mposhtet uria

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Foto Ilustrim

Dietat e forta shpesh kthehen në makth për ato që duan të bien në peshë.

Përveç dëshirës për të shijuar ushqimet e preferuara, stresit dhe shpeshherë edhe dhimbjes së kokës, mund të ndodhë që të “tundohemi” e ta lëmë dietën përgjysmë, duke rifituar menjëherë peshën e humbur, madje më shumë.

Por nëse punoni dhe dita juaj është e zënë, kjo ju favorizon në mbajtjen e dietës. Një nga “sekretet” e rënies në peshë ka të bëjë me “thyerjen” e urisë, ndryshe ushqime që konsumohen në sasi të vogla, por që japin ndjesinë e ngopjes.

Janë disa ushqimet që të krijojnë ndjesinë e ngopjes, kjo për shkak të përbërjes së tyre. Për shembull, ushqimet e pasura me Omega 3 si sardelet dhe salmoni, ndikojnë te leptina, hormoni që lidhet drejtpërdrejt me procesin që bën të mundur asimilimin e kalorive.

Për këtë arsye, nutricionistët këshillojnë konsumimin e ushqimeve si salmon, sardele, papaja, kos dhe shpargull. Por jo vetëm kaq, edhe kokoshkat mund të ndihmojnë të kaloni një vakt, me kushtin e vetëm që të jenë pa përbërës të shtuar dhe me pak kripë.

Në fund, aleatja e përhershme e shëndetit: molla. Mjafton një mollë për ta ndier veten të ngopur, kjo falë ujit dhe fibrave që gjenden në sasi të mëdha në përbërje të saj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat