4 mënyra si të hiqni dhjamin e barkut

Dieta

4 mënyra si të hiqni dhjamin e barkut

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Foto Ilustrim

Sot ndiheni të turpëruar po që se keni bel jo të theksuar ashtu si përshkruhet në këngë, filma e revista mode. E përveç dëmeve psikologjike që mund të kesh, dhjami i barkut është gjithashtu shkak i ndonjë gjendje mjekësore mjaft serioze. Dhjami i barkut, apo dhjami abdominal, bart rrezik më të lartë shëndetësor se sa llojet e dhjamit në vendet tjera në trup. Sipas MayoClinic.com, ky dhjam rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Kështu që ia vlen të marrësh hapa drejt mënyrës më të shpejt të humbjes së barkut.

Si ta Humbim Barkun: Hapi i 1

Përshpejto shkrirjen e dhjamit duke eliminuar sheqerat e rafinuara nga dieta juaj. Ndërpre konsumin e deserteve, pijeve me sheqer dhe pastave. Kufizo konsumin e karbohidrateve të thjeshta. Zëvendëso ato me proteina dhe perime. Kufizimi i sasisë së sheqerit dhe produkteve nga niseshteja në dietën tuaj (pra në të ushqyerit tuaj) sinjalizon trupin tuaj të filloj të djeg dhjam barku në normë të përshpejtuar gjatë ushtrimeve.

Hapi i 2

Humb barkun shpejt duke bërë ushtrime me intervale. Bëj ngrohje në biçikletë stacionare (të palëvizshme) apo makinë eliptike për 10 minuta. Rrit rezistencën në makinë (biçikletë apo eliptikë) dhe bjeri pedaleve po aq sa mundesh për 15 sekonda. Ule rezistencën duke e kthyer në nivelin e njejtë me atë kur bëje ngrohjen dhe vazhdo kështu për 45 sekonda. Më pas menjëherë ngrite prapë rezistencën dhe vazhdo jepi pedaleve po aq sa mundesh prapë për 15 sekonda. Përsëriti këto intervale 5 herë kështu dhe përfundoje me 5 minuta ftohje, dmth të vazhdosh ngadalë për 5 minuta për tu ftohur. Trajnimi me intervale ngrit metabolizmin tuaj dhe ju ndihmon që shpejt ta humbim barkun.

Hapi i 3

Zvogëlo fryrjen e barkut. Shpejt zvogëlo madhësinë e barkut tuaj duke eliminuar mbajtjen e ujit dhe mbufatjen. Pi së paku 2 litra ujë në ditë dhe ha pesë shujta perimesh çdo ditë. Uji do të shërbej si diuretik natyral duke nxjerr jashtë ujin e mbajtur, që shpesh duket si dhjam. Fibra nga perimet që do hash eliminon fryrjen intestinale (zorrëve), që mund ta bëj barkun tuaj të dali jashtë (duket i madh).

Hapi i 4

Tonifiko muskujt e barkut duke bërë ngritje këmbëve i kacavarur. Kap shufrën me duart të ndara nga njëra tjetra në gjerësi të supeve. Ngrit dhe mbledh gjunjët afër gjoksit dhe më pas ngadalë lëshoi poshtë. Bëj këtë katër herë nga 10 përsëritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat