Rëndësia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar

Dieta

Rëndësia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

ë mësojmë rregullat bazë të një ushqimi të shëndetshëm është shumë e rëndësishme, sepse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës sonë dhe në jetëgjatësi.

Aftësitë që ushqimi ka për të ndryshuar shëndetin tonë pozitivisht apo negativisht, janë të njohura duke filluar nga ilaçet e përdorura në Lindjen e Largët e duke mbërritur tek studimet e fundit shkencore. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon jashtëzakonisht për të përmirësuar gjëndjen tonë shëndetësore dhe estetike, ndërkohë që kequshqyerja është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shumë sëmundje. Marrëdhënia që ne arrijmë të krijojmë me ushqimin, shpesh varet prej të ashtuquajturëve “stimuj të jashtëm” apo prej emocioneve të përjetuara në jetën tonë të përditshme. Psh, gjatë konsumimit bananet na japin një ndjenjë mirëqënieje, picat dhe makaronat na japin energji kur kalojmë dreka apo darka me shoqërinë, ëmbëlsirat na ngushëllojnë kur jemi të trishtuar etj. Pra, ushqimi jo vetëm përmbush nevojat e trupit tonë, por edhe nevojat tona psikologjike, sepse është i lidhur ngushtë me sjelljen tonë, ndjenjat dhe emocionet.

Dieta mesdhetare

Dieta mesdhetare konsiderohet sot, në mbarë botën si më e balancuara dhe një aleate për mbrojtjen e shëndetit. Kjo për shkak të larmisë së produkteve që kjo dietë përfshin. Dieta mesdhetare është rezultat i studimeve të shumta, të cilat kanë zbuluar sesi një kombinim i tillë i ushqimeve zvogëlon mundësinë e shumë sëmundjeve kardiovaskulare, duke kontribuar kështu në zgjatjen e jetës së individit që ndjek këtë dietë. Ajo nuk parashikon përjashtime të produkteve ushqimore në vaktet tona, por çelsi i suksesit së kësaj diete qëndron në kombinimet e duhura dhe me shije të ushqimeve, duke ruajtur një raport të kënaqshëm cilësi-sasi. Dieta mesdhetare kombinon në mënyrën e duhur karbohidratet, proteinat, yndyrnat, vitaminat dhe mineralet. Pra mund të konsumojmë në sasinë e duhur, sipas analizës sonë trupore: makarona, bukë, mish, peshk, fruta dhe perime, dhe mund t’i japim shije gjithçkaje me vaj ulliri ekstra të virgjër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat