Përfitimet nga dieta mesdhetare

Dieta

Përfitimet nga dieta mesdhetare

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Ndryshe nga dietat e tjera, dieta mesdhetare karakterizohet nga ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.

Perimet, frutat, drithërat, marinimi me erëza, vaji i ullirit dhe vera janë të mira për këdo.

Kjo dietë ul kolesterolin e keq dhe mund të ulë edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Por, jo vetëm kaq. Rëndësi në këtë dietë nuk ka thjesht ushqimi, por edhe si hahet ai.

Cilësia dhe shija ecin paralel me njëra-tjetrën në vendet mesdhetare. Edhe pse pjatat përgatiten thjeshtë, përbërësit janë të shkëlqyer.

Pak kripë, pak sheqer dhe pothuajse aspak përbërës artificialë të shtuar.

Gjithashtu, dieta mesdhetare nuk ofron ushqime që nuk janë të stinës. Kjo bën që frutat dhe perimet të jenë gjithmonë të freskëta dhe të shijshme, pasi konsumohen vetëm kur kanë kohën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat