'Ne e provuam trendin e kafes me limon në mëngjes dhe ky është rezultati'

Dieta

'Ne e provuam trendin e kafes me limon në mëngjes dhe ky është rezultati'

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:06
Ilustrim

Disa njerëz na tregojnë se e nisin ditën me një filxhan kafe, ndërsa të tjerët preferojnë që të konsumojnë ujë me limon sapo zgjohen. Tani, është shfaqur një trend i ri që bashkon kafen dhe limonin, me pretendimet se kanë virtyte për shkrirjen e dhjamit dhe mbrojtjen e lëkurës.
 
Ndërsa kafeja dhe limoni janë studiuar individualisht për përfitimet e tyre shëndetësore, një pikëpyetje mbetet mbi meritat e kombinimit të të dyjave. Nutricionistja amerikane dhe trajneria personale Luke Hanna ka folur në lidhje me këtë.

Si kafeja, ashtu edhe limonat dihet se përmbajnë nivele të larta antioksidantësh. Kur i kombinoni të dyja, sugjerohet të shtoni lëngun e një limoni në 240ml kafe.

'Një filxhan kafe përmban vitamina dhe minerale si B12, B5, mangan, kalium, magnez dhe niacinë', thotë Hanna. 'Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe një studim zbuloi se shumë njerëz marrin më shumë antioksidantë nga kafeja sesa nga frutat dhe perimet e kombinuara.

Për të kuptuar nëse pirja e kafesë me limon mund të sjellë përfitime shtesë shëndetësore, është e dobishme t'i analizoni të dyja në mënyrë të pavarur.
 
Përfitimet shëndetësore të kafesë
 
Ka studime të panumërta që flasin për përfitimet e gjera shëndetësore të kafesë, që variojnë nga mbrojtja e mëlçisë, e deri tek depresionin.
 
Në një nga studimet më të mëdha të kafesë deri më sot, Instituti Kombëtar i Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit zbuluan se pirja e deri në shtatë gota çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes me 16 përqind.
 
Konsumi i rregullt shoqërohet me një rrezik të reduktuar të shumë sëmundjeve kronike, thotë Hanna, duke përfshirë sëmundjet kanceroze .
 
Kjo nuk është e gjitha. Kur bëhet fjalë për rritjen e performancës mendore dhe fizike, kafeina është një nga shtesat më efektive përreth.

Përfitimet shëndetësore të limonit
 
Limonët janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe flavonoideve, të dy antioksidantë të fuqishëm që janë të lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit.
 
Një limon ofron rreth 31 mg vitaminë C, e cila është 51 përqind e konsumit tuaj të rekomanduar ditor. Ngrënia e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, mbron sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Kafeja me limon mund të ndihmojë në humbjen e peshës
 
Vendimi: i rremë

 
Ky pretendim nuk është plotësisht i pabazuar. Disa studime tregojnë se kafeina mund të ndihmojë në rritjen e nivelit tuaj metabolik.
 
Ai gjithashtu stimulon sistemin nervor, i cili dërgon sinjale të drejtpërdrejta në qelizat yndyrore, duke u thënë atyre që të zbërthejnë yndyrën.
 
Sidoqoftë, kjo nuk do të ketë ndonjë efekt në humbjen e dhjamit nëse nuk keni një deficit kalorish, që do të thotë nëse nuk djeg më shumë kalori sesa konsumoni çdo ditë.
 
Po limoni? Ashtu si shumica e frutave, është përgjithësisht i shëndetshëm, thotë ajo. Por 'nuk ka përparësi të veçanta, të provuara kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.'
 
Si përfundim, nuk ka asnjë provë që kombinimi i kafesë dhe limonit do t'ju ofrojë përfitime shtesë për uljen e nivelit të yndyrnave.
 
Kafeja me limon ndikon në shëndetin e lëkurës
Vendimi: i rremë

 
'Lëkura e shëndetshme lidhet pozitivisht me konsumimin e frutave dhe perimeve, thotë Hanna. "Sidoqoftë, përbërësi i saktë i cili është përgjegjës për përfitimin e vërejtur është i panjohur."
 
Sasia e mikroelementëve që do të merrni nga lëngu i limonit të shtrydhur është minimal, shpjegon ai, kështu që, përqendrohuni në rritjen e marrjes së përgjithshme të frutave dhe perimeve.
 
Kafeja me limon jep efekte anësore (?)
 
Ndërsa nuk ka asnjë provë që kombinimi i kafesë dhe limonit do të shkaktojë efekte anësore specifike, ka disa gjëra që duhet të mbani mend.
 
Lëngu i limonit ka shumë acid dhe mund të shkaktojë erozion në smaltin e dhëmbëve me kalimin e kohës, thotë Hanna, kështu që mund të jetë e dobishme të shpëlani gojën me ujë pasi ta keni pirë.
 
"Mos harroni se kafeina do të qëndrojë në sistemin tuaj për një kohë të gjatë pas konsumimit, rreth 6 orë" shton ajo. 'Këshillohet të mos konsumoni kafeinë më vonë se rreth orës 15:00, përndryshe mund të ndikojë në gjumin tuaj.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat