Kini kujdes dieta që e mbani mund të jetë e kotë!

Dieta

Kini kujdes dieta që e mbani mund të jetë e kotë!

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:52
Ilustrim

Si te gjeni nje diete per humbje peshe e cila jep rezultate, ndersa nuk eshte aq strikte per te rrenuar shendetin? Heren tjeter kur vendosni per te mbajtur diete, se pari analizojeni regjimin e sygjeruar te ushqimit. Pergjigjuni ne pese pyetje qe do ti parashtrojme me poshte dhe me pas merrni vendimin nese dieta do t’ju pershtatet dhe nese ja vlen te provohet.

1. A permban dieta keto grupe te ushqimeve?
Nese dieta te cilen deshironi te perdorni perjashton ndonjerin nga grupet e ushqimit si drithera, fruta, perime apo prodhime te qumeshtit, jeni ne rrezik qe te fillohet, do t’ju mungoje ndonje vitamine dhe minerale e rendesishme. Po ashtu, nese ushqimi te cilin e konsumoni nuk eshte i shumellojshem, ka mundesi qe nje diete e tille te mos mund ta aplikoni per nje kohe te gjate.

2. A eshte dieta teper restriktive ne aspektin e konsumit te kalorive?
Ekspertet e ushqimit mendojne se femrave u duhen se paku 1900 kalori, ne menyre qe te mos te rrenojne shendetin, ndersa meshkujve u nevojiten 2500 kalori ne dite. Edhe me kete numer te kalorive eshte veshtire qe te arrihet prania e te gjitha materialeve ushqyese qe i nevojiten organizmit. Marrja e 2000 kalorive ne dite eshte nje diete e sigurt per secilin.

3. A perfshihet ne diete ushqimi juaj i preferuar?
Eshte veshtire te jesh i permbajtur gjate dietes e cila perjashton embelsirat, si psh. gjate festave dhe pushimeve. Nese dieta te cilen planifikoni per ta mbajtur, nuk perfshine ushqimin te cilin ju e adhuroni me shume, ka mundesi te madhe se nuk do te arrini te respektoni nje regjim te tille te te ushqyerit.

4. A sugjerohen ushtrimet fizike gjate dietes?
Studiuesit theksojne se eshte shume i rendesishem aktiviteti fizik, pra ushtrimet, si per humbjen e kileve te teperta, ashtu edhe per mbajtjen e vitalitetit te aritur.

5. Nje kile ne jave eshte masa e duhur
Mbani diete me te cilat shkalle-shkalle i humbni kilet e teperta. Plotesisht mjafton qe te hubisni 1 kile ne jave dhe ndonjehere edhe ne muaj. Personat te cilet domosdo duhet me shpejt qe te bien nga pesha, u sygjerohet qe te jene nen kontrollin e mjekut. Duhet te jeni te rezervuar ndaj dietave te cilat premtojne rezultatet te shpejta dhe te cilat nuk kerkojne ndryshime ne menyren e te ushqyerit dhe nivelin e aktivitetit fizik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat