Mësoni se çfarë është një dietë e shëndetshme

Dieta

Mësoni se çfarë është një dietë e shëndetshme

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Ekspertët shëndetësor gjithmonë e theksojnë rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe dietave të balancuara. Por, çfarë saktësisht është një dietë e shëndetshme?

Kësaj pyetje i kanë gjetur përgjigje ekspertët në Samitin “UN Food Systems”, të cilët kanë dhënë rekomandimet e tyre, sidomos për të rinjtë.

Bazuar nga ky samit dieta e shëndetshme janë ato dieta që promovojnë shëndetin dhe parandalojnë sëmundjet, shkruan Indianexpress.

“Ushqime që sigurojnë mjaftueshmëri dhe pa teprica të lëndëve ushqyese me substanca që nxisin shëndetin”, thanë ekspertët.

Ndërsa nuk ka asnjë qasje të pranuar universalisht për të klasifikuar ushqimet si pak a shumë ushqyese, kjo sepse ushqimet e njëjta mund të ndikojnë ndryshe tek grup moshat e njerëzve.

“I njëjti ushqim, për shembull, qumështi mund të sigurojë energji shumë të nevojshme dhe lëndë ushqyese për një grup të popullsisë (p.sh., fëmijë nën 3 vjeç), por të jetë më pak “i shëndetshëm” për një tjetër për shkak të energjisë së lartë (kalorive dhe yndyrës) që mund të shkaktoj obezitetin”, than UN Food System.

Çfarë përfshinë ushqimi nutricional?

Ushqimi nutricional përfshinë atë lloj ushqimi që siguron të gjitha llojet e ushqyesve të dobishëm si proteina, vitamina, minerale, aminoacide, acide yndyrore dhe fibra. Një ushqim i tillë gjithashtu minimizon marrjen e elementeve të dëmshëm si natriumi, yndyrat dhe sheqernat.

Autorët Lynnette M Neufeld, Sheryl Hendriks dhe Marta Hugas theksuan se ka “akoma një numër zbrazësish në përmirësimin e aftësisë për të cilësuar ushqimet si pak a shumë ushqyese”.

Kërkesat për lëndë ushqyese ndryshojnë sipas gjinisë, moshës dhe fazës së jetës, ndërsa, asnjë vlerë e vetme e kërkesës për lëndë ushqyese nuk mund të përcaktohet brenda grup moshave ose gjinive.

Duke theksuar sigurinë e ushqimit, ekspertët shëndetësor deklaruan se ushqimi mund të bëhet i dëmshëm për shkak të rreziqeve biologjike, patogjenëve ose ndotësve kimikë si pesticidet ose ilaçet veterinare.

Sipas këtij studimi, përparësitë e sigurisë ushqimore përfshijnë adresimin e rreziqeve nga ferma në tryezë, ndryshimin nga qasjet reaktive në ato proaktive për sigurinë e ushqimit dhe miratimin e një qasjeje të analizës së rrezikut për të siguruar marrjen e vendimeve me përparësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat