Gjërat që duhet t'i dini përpara se të filloni një dietë

Dieta

Gjërat që duhet t'i dini përpara se të filloni një dietë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:08
Ilustrim

Trendet e reja të dietave premtojnë të bëjnë mrekulli për humbjen e peshës. Zhurma e madhe në mediat sociale në lidhje me to, e ka bërë edhe më të vështirë të dalloni çfarë është e vërtetë ose e gabuar?

Në këtë atikull do t’ju njohim më tepër me disa nga faktorët që duhet të merrni parasysh përpara se të filloni një dietë të re.

Sigurohuni që është një dietë e ekuilibruar
Nëse një dietë kërkon eliminimin e grupeve të tëra ushqimore ose elementëve thelbësorë si karbohidratet, atëherë ajo nuk është e ekuilibruar. Dietat e ekuilibruara përfshinë të gjitha lëndët ushqyese të domosdoshme për organizmin. Po ashtu, dietat që përfshijnë konsumin e një lloji ushqimi në mënyrë joproporcionale (për shembull një dietë e tërë me oriz) mund të rezultojë në një defiçit të lëndëve ushqyese.

Kaloritë janë shumë të rëndësishme
Kërkesa e përafërt për marrjen ditore të kalorive për burrat është 2,500 kcal dhe për gratë 2,000 kcal. Kur ndiqni një dietë, marrja e kalorive duhet të zvogëlohet për të djegur tepricën. Por ju nuk keni nejvoë të eleminoni kaloritë nga ushqimet e shëndetshme. Në vend të kësaj eleminoni kaloritë e tepërta nga alkooli, ushqimet dhe pijet me sheqer të shtuar.

Informohuni më shumë rreth dietës dhe krijuesit të saj
Kjo pjesë pa dyshim mund të kërkojë pak hulumtim në internet. Informohuni më shumë rreth kualifikimit të specialistit që rekomandon një dietë të caktuar. Kjo do t’ju japë një pasqyrë të vlefshmërisë së dietës ose të paktën të besueshmërisë së saj.

Vendosni qëllime realiste
Dietat që promovojnë humbje masive të peshës nuk ka të ngjarë të japin rezultatet e shpejta që kërkoni. Gjithashtu ato mund të jenë të pashëndetshme ose të paekuilibruara. Sasia e rekomaduar javore për humbjen e peshës është rreth 0.5 – 1 kg, ndërsa asitë më të larta mund të rrezikojnë shëndetin tuaj. Është e rëndësishme që qëllimi për të humbur peshë të anojë drejtë peshës tuaj ideale, në mënyrë që dieta mos t’ju dëmtojë shëndetin.

Përfundimi
Zgjedhja e një diete që ju përshtatet është faktori më i rëndësishëm. Vetëm se një dietë ka funksionuar për dikë që njihni nuk do të thotë se është e duhura për ju. Dhe në rast se vuani nga probleme të cakuara shëndetsore, këshillohet të flisni paraprakisht me mjekun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat