Dietologët sjellin disa ushqime që mund të ndihmojnë në rritjen e humorit tuaj

Dieta

Dietologët sjellin disa ushqime që mund të ndihmojnë në rritjen e humorit tuaj

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndet. Një dietë e ekuilibruar mund të bëjë që dikush të ndihet energjik gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu të balancojë gjendjen shpirtërore.

Andaj më poshtë gjeni disa ushqime dhe lëndë ushqyese që sipas dietologëve luajnë rol në rritjen e humorit tuaj:

Çokollata e zezë: Kakaoja është e pasur me triptofan që përdoret nga truri ynë për të prodhuar serotonin, një neurotransmetues. Serotonina është një hormon kyç që ndihmon në stabilizimin e humorit tuaj.

Çaji jeshil: Ndihmon në humbjen e peshës dhe në uljen e inflamacionit. Çaji jeshil është gjithashtu i ngarkuar me antioksidantë si katekin (EGCG), të cilat ndihmojnë në rritjen e funksionit të trurit.

Piper i kuq: I mbushur me vitaminë A, dhe B6, është një lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin dhe funksionimin e trurit, dhe gjithashtu ndihmon trupin të prodhojë hormonet serotonin dhe norepinefrinë, që ndikojnë në humor.

Ushqime të pasura me Omega-3: Omega-3 ndihmon në kontrollin e sëmundjeve të zemrës, ndihmon në humbjen e peshës, dhe gjithashtu ka veti antioksiduese. Është gjithashtu i njohur për uljen e depresionit dhe kushteve të tjera mendore dhe të sjelljes.

Ushqimet e fermentuara: Ushqimet e fermentuara janë të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e zorrëve pasi janë të pasura me baktere probiotike. Këto ushqime janë të rëndësishme për ngritjen e humorit pasi serotonina (hormoni i lumturisë) prodhohet në zorrë.

Arrat: Arrat janë burimet më të pasura të shumë vitaminave, mineraleve, magnezit dhe gjithashtu kanë veti antioksiduese. Ato janë po aq të rëndësishme për të mbajtur humorin tuaj të rritur. Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në rritjen e rrezikut të depresionit.

Kafeina: Kafeina ndihmon në përmirësimin e performancës dhe humorit duke shkaktuar lirimin e dopaminës, një kimikat i trurit. Kafeina mund të veprojë ndryshe për secilin individ, kështu që nëse kafeja ju bën nervozë, të trishtuar, pa gjumë ose sjell efekte të tjera negative, shmangni pirjen e saj. Merrni pije pa kafeinë ose zgjidhni pije me kafeinë më të ulët si çaji i zi ose çaji jeshil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat