Dieta e Gigi Hadid nuk është aq e vështirë sa mendoni…

Dieta

Dieta e Gigi Hadid nuk është aq e vështirë sa mendoni…

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:49
Gigi Hadid

Është një ndër modelet më të famshme të momentit, karriera e së cilës ka hasur vështirësitë e veta. Kritikuar fillimisht si jo e përshtatshme për në pasarelë, pasi trupi i saj nuk është aspak thatanik, Gigi Hadid arriti të ndalonte komente të këtij lloji, duke bërë kështu një fushatë kundër diskriminimit të masës trupore.

Parakalimet e Hadid në pasarelën e Victoria’s Secret vështirë të harrohen, e jo më kot. Trupi i modeles duket sikur ka gjithë çfarë kërkon perfeksioni, e kjo falë punës së saj. Gigi njihet për orët e gjata që kalon duke u stërvitur, kryesisht në boks. Përpos aktivitetit fizik, dieta e Hadid është tejet e shëndetshme, edhe pse shpesh e tradhëton veten me ndonjë ushqim plot karbohidrate apo yndyrna. Çfarë ha Gigi në të vërtetë?

Mëngjesi i saj nis krejt zakonshëm, me konsumimin e një filxhani kafe, si dhe vezëve të rrahura, shoqëruar me tost. Në drekë, tundohet shpesh nga sanduiçët, por jo gjithmonë i drejtohet këtij lloj ushqimi. Kështu, ndodh që ky vakt të kalojë vetëm me një sallatë. Gjatë mbrëmjeve, kryesisht sushi zë vend më së shumti në menunë e modeles, ashtu sikurse ndodh të gatuajë vetë, për të përgatitur një pjatë të shëndetshme, të varfër në yndyrna. Për sa i përket ushqimit ndërmjet vakteve, patatinat, sallami dhe frutat, janë një zgjidhje e mirë për Hadid. Jo dhe kaq e vështirë, Gigi…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat