Dieta mesdhetare nuk jep përfitime te kushdo

Dieta

Dieta mesdhetare nuk jep përfitime te kushdo

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Dieta mesdhetare mund të rrezikojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por vetëm njerëzit me të ardhura të larta apo një edukim të mirë, apo dhe kombinimi i të dyjave mund të marrin këto përfitime.

Kështu bën të ditur një studim i publikuar në International Journal of Epidemiology.

Dieta mesdhetare thekson të hani ushqimet me bazë bimore, përfshi perimet, arrat, frutat dhe drithërat, si dhe peshk dhe pulë. Dieta rekoman don po ashtu që të kufizoni mishin e kuq, dhe gjalpin ta zëvendësoni me vajin e ullirit, si dhe bëni ushtrime.

Vera e kuqe në mënyrë të moderuar është i mundur në dietë, që shkencëtarët më herët kanë treguar se është dietë e mirë për zemrën.

Por Marialaura Bonacio, autorja drejtuese e studimit, thotë se i njëjti problem shfaqet në mënyra të ndryshme tek njerezit me të ardhura të ndryshme. Arsyeja? Dieta fokusohet tek sasia se sa te cilësia e ushqimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat