Dieta ‘limonadë’: Një kilogram më pak çdo ditë

Dieta

Dieta ‘limonadë’: Një kilogram më pak çdo ditë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 17:24
Ilustrim

Shumë studime kanë treguar se limoni ndihmon në procesin e djegies së yndyrërave, kështu që dieta me limon do të ju ndihmojë që të keni figurë siç gjithmonë e keni kërkuar.

Me këtë dietë do të humbni peshë shumë shpejt, pothuajse një kilogram në ditë.

Dieta quhet edhe “Pastrimi me limon”, sepse pastron trupin nga toksinat e akumuluara. Kjo dietë është e njohur edhe si “Beyonce dietë “, sepse ylli i muzikës duke përdorur këtë dietë ka arritur të zvogëlojë 38 kilogram pas shtatzënisë.

Përbërësit:

– 8 gota ujë

– Lëng nga 6 limona

– ½ filxhan mjaltë

– disa katrorë akull

– 10 gjethe nenexhik

Përgatitja:

– Nxehni ujin, por nuk duhet të vlojë – jo më shumë se 60 gradë.

– Shtoni të gjithë përbërësit dhe e leni përzierjen të qëndrojnë në frigorifer për disa orë.

– Së fundi, kullojeni dhe pijeni.

– Në çdo filxhan vendosni një katrorë akulli, sepse trupi harxhon më shumë energji për ta ngrohur ushqimin apo pijen e ftohtë.

Orari i dietës:

– Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Mëngjesi përbëhet nga sallatë frutash sipas dëshirës.

– Në ora 11, pini gotën tjetër me limonadë në kombinim me bajame të thekura si një meze të lehtë.

– Për drekë, vezë të ziera dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle, e cila gjithashtu tretë qelizat yndyrore.

– Në ora 16 duhet të pini edhe një gotë me limonadë dhe fruta sipas dëshirës.

– Për darkë keni peshk të bardhë apo sallatë pule.

– Dy orë para gjumit pini edhe një gotë limonadë.

Nëse qëllimi juaj është që të humbni peshë, por edhe ta pastroni trupin nga toksinat, duhet të pini të gjithë limonadën e përgatitur gjatë ditës. Këtë dietë praktikoni për të paktën pesë ditë dhe kujdesuni të mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat