Pesë arsyet pse nuk humbim në peshë

Dieta

Pesë arsyet pse nuk humbim në peshë

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 19:58
Ilustrim

Mbajtja e dietës për një kohë të gjatë dhe mos humbja në peshë, pavarësisht ushtrimeve, shkakton dëshpërim te shumica prej nesh.

Pse nuk po humb peshë, është kjo pyetja që secili prej nesh e mundon. A jam duke bërë diçka të gabuar. Gjendja bëhet më e vështirë kur nuk i arrijmë caqet e synuara.

Por, duket se janë disa arsye të cilat ndikojnë në mos humbjen e peshës pavarësisht përpjekjeve tona.

Njëra prej tyre është mos pirja e mjaftueshme e ujit. Trupi ynë ka nevojë për ujë, në mënyrë që të çlirohet nga yndyrat. Ky është një proces biologjik dhe kërkon H2O. Çlirimi nga yndyrat nuk është proces vital, andaj mungesa e ujit në organizëm është njëri nga shkaqet e mos humbjes në peshë. Andaj, rekomandohet të pihet sa më shumë ujë që të jetë e mundur.

Mos konsumoni jogurt me sasi të ulëta të yndyrës. Këta jogurtë mund t’ju lënë të uritur dhe të pakënaqur. Rekomandohet konsumimi i avokados, pasi ai luan rol në funksionet e trupit.

Një nga arsyet tjera të mos humbjes në peshë mund të jetë edhe fakti se ju ndoshta nuk keni nevojë për humbje në peshë. Organizata Botërore e Shëndetësisë klasifikon numrin 16 të BMI si ideal për “të qenë i hollë”.

Mund të ndodhë që pesha juaj ideale e trupit në terma të shfaqjes nuk është pesha juaj ideale në tema të shëndetësisë dhe ju jeni duke shtyrë veten që të arrini një peshë më të ulët se sa që ajo në fakt duhet të jetë.

Arsyeja e katërt është mungesa e praktikës së gjendjes metale. Revista “Times” shkruan se gjendja mentale është veprim i fokusimit të vëmendjes mbi përvojat e momentit të tanishëm. Thjesht, duke medituar, ju mund të reduktoni stresin dhe të përmirësoni gjendjen e përgjithshme të shëndetit.

Arsyeja e pestë është konsumimi i tepërt i proteinave. Kur trupi pranon më shumë sasi të proteinave, ato ruhen në formë të yndyrave. Proteinat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm dhe ndërtimit të muskujve, por nuk duhet tepruar. Për shembull, nuk rekomandohet që të hahet mish pule në drekë dhe vezë në mëngjes, shkruan Fox News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat