Si te humbni peshë gjatë dimrit në mënyrën më të shëndetshme të mundshme

Dieta

Si te humbni peshë gjatë dimrit në mënyrën më të shëndetshme të mundshme

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 20:41
Ilustrim

Me këtë mot që po ftohet, ne kemi më shumë tendenca që të konsumojmë më shumë ushqim dhe motivi për të shkuar në palestër zvogëlohet për shkak të shiut, borës dhe motit të ftohtë.

Por s’keni pse të brengoseni, sepse një gjë shumë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë gjatë dimrit. Mjafton që të konsumoni çaj të gjelbër rregullisht, dhe metabolizmi juaj do të shpejtohet, si dhe dhjami do të digjet.

Gjethet e çajit të gjelbër janë të mbushur me antioksidantë të fuqishëm dhe vlera ushqyese, gjëra të cilat e rendisin këtë çaj në mesin e pijeve më të shëndetshme në botë.Çaji i gjelbër përmban polifenole sikur flavanoidet dhe antioksidantë të fuqishëm si ‘Epigallocatechin Gallate).

Këta përbërës ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Pija gjithashtu i rrit nivelet e energjisë, që do të thotë se mund të stërviteni për periudha më të gjata kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat