Dieta pas festave

Dieta

Dieta pas festave

Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Festat kaluan e pikërisht tani është koha të mendojmë si të heqim kilet e tepërta. Megjithëse një shprehje e njohur thotë që mëngjesin haje si perandor, drekën si mbret dhe darkën si lypsar, gjatë ditëve të festave pakkush e mbajti parasysh këtë gjë.

Kjo nuk do të thotë t'i nënshtroheni sakrificave të mëdha, por të ndiqni disa këshilla të thjeshta.

Menjëherë pas festave vihen re disa kilogram më tepër, peshë më e rëndë dhe bark i fryrë. Mos u shqetësoni nëse do të gjendeni me 2 - 3 kg më shumë, mjafton të ndjekësh rregullat e drejta ushqimore për të detoksikuar organizmin, për rregullimin e funksioneve të aparatit tretës dhe për pak kohë do t’i ktheheni formave tuaja të mëparshme.

Kjo dietë është një dietë 3 ditore detoksikuese dhe që pastron organizmin, dhe mund të ndiqet nga një person i rritur që gëzon shëndet të mirë për një periudhë jo më të gjatë se 3 ditë.

Dita 1

Mëngjes: 1 filxhan çaj jeshil me 1 lugë të vogël mjaltë dhe 10 kokrra bajame

Paradite: 1 filxhan kos me kanellë dhe 1/2 mollë

Drekë: Supë me thjerrëza dhe sallatë me spinaq të freskët, portokall, finok dhe vaj ulliri dhe limon, bukë integrale.

Pasdite:1 filxhan çaj hibiskus me 1 kivi dhe 10 kokrra bajame.

Darkë: Brokoli dhe karrotë të zier me vaji ulliri, limon, bukë integrale, 1 vezë të zier dhe djathë dhie.

Dita 2

Mëngjes: 1 filxhan çaji mali dhe 1 kivi dhe 10 kokrra bajame.

Paradite: 1 filxhan dhallë dhe bukë integrale të lyer me avokado, gjizë dhe 1 mandarinë.

Drekë: Supë me perime (karrotë, presh, selino, brokoli dhe pak patate), sallatë jeshile, peshk ton, qiqra të ziera, karrotë me vaj ulliri dhe bukë integrale.

Pasdite: 1 filxhan çaji mali, 1 karrotë dhe 10 kokrra bajame.

Darkë: Panxhar të zier me vaji ulliri, uthull dhe 1 kupë kos me arra, kopër, bukë integrale dhe 1 frut

Dita 3

Mëngjes: 1 vezë të zier me pak rigon, bukë integrale me gjizë ose rigota dhe 1 mandarinë.

Paradite: 1 gotë dhallë dhe 1 frut.

Drekë: sardele të pjekura me vaj ulliri dhe supë me perime. 

Pasdite: 1 filxhan kakao ose 30 gram çokollatë të zezë dhe 1 frut.

Darkë: sallatë jeshile me limon dhe vaji ulliri, bukë integrale të lyer me hummus (qiqra dhe vaj ulliri , karrotë të grira) dhe 1 frut.

1. Mos harroni përdorimin e erëzave si rigon, kurkuma, piper, rozmarinë, kanellë dhe konsumin e reduktuar të kripës.

2. Personat që vuajnë nga kostipacioni (jashtëqitja jo e rregullt) do të këshilloheshin të përdornin kefirin ose probiotikët.

3. Sa më pak yndyrë shtazore këto ditë duke zëvendësuar me yndyrë bimore si frutat e thata dhe vaji i ullirit.

4. Mirë është të ulni konsumin e mishit të kuq, sidomos atë që kanë yndyrat e larta në gjak.

5. Mos harroni aktivitetin fizik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat