Kripa në dietë është shumë më e rrezikshme se sa mendojmë

Dieta

Kripa në dietë është shumë më e rrezikshme se sa mendojmë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:38
Kripa

Është e njohur se shumë kripë në dietë është e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut, por nuk keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë i bën ajo trurit tuaj.

Hulumtimi i ri i publikuar në revistën Nature Neuroscience, gjeti se minjtë që janë ushqyer me ushqime me tepër kripë kanë pasur çrregullime kognitive.

Minjtë treguan një rënie në aftësinë për të lëvizur në labirint, transmeton KosovaPress.

Ushqimi i kripur ka ndikuar në rritjen e interleukin-17, i cili mund të ndryshojë sinjalet kimike të enëve të gjakut në tru.

Autorët e studimit thonë se njerëzit që përdorin shumë kripë në dietë mund të kenë pasoja të ngjashme, por kjo ende nuk është hulumtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat