Këshilla si të humbni peshë nga konsumimi i ujit

Dieta

Këshilla si të humbni peshë nga konsumimi i ujit

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Po bëni përpjekje për të humbur kilet e tepërta? Po lodheni nga dieta që ndiqni? Nëse po, kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta.

Një terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.

Pse uji?

Edhe kura e ujit ka disa rregulla të sakta, por të thjeshta për t’u zbatuar.

Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije, i shtoni lëng të freskët limoni.

Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri, mos u shqetësoni, sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta.

Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha, ushqime natyrale dhe jo mishra e yndyra. Një mundësi e mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata.

Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta, në mënyrë që kura e ujit të funksionojë vërtetë. Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini dy litra ujë.

Këshilla të tjera:

Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile.

U njohët me kurën e ujit? E kishit eksperimentuar më parë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat