Si të humbni peshë dhe të ndërtoni muskuj: Ushqimet që duhet t’i shtoni në pjatën tuaj

Dieta

Si të humbni peshë dhe të ndërtoni muskuj: Ushqimet që duhet t’i shtoni në pjatën tuaj

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Thonë se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, por ajo çfarë hani në mëngjes është po aq e rëndësishme.

Dietat me sasi të larta të proteinave janë bërë të popullarizuara në botën e fitnesit sepse ndihmojnë në humbjen e peshës dhe e promovojnë rritjen e muskujve.

Konsumimi i proteinave e shpejton metabolizmin, e zvogëlon apetitin dhe i ndryshon shumë hormone të cilat merren me rregullimin e peshës.

Duke e filluar ditën me një shujtë që përmban sasi të larta të proteinave ju e digjni yndyrën më shpejt, pasi që shujta e tillë e zvogëlon ghrelinin – hormonin e urisë – gjë e cila ju bën të ndiheni më të ngopur për kohë më të gjatë.

Burimet e zakonshme të proteinave përfshijnë mishin dhe produktet e bulmetit, por ka edhe alternativa tjera.

Sidoqoftë, cilat janë ushqimet me sasinë më të lartë të proteinave që duhet të konsumohen në mëngjes?

– Vezët, sepse një e tillë përmban rreth 6-7 gramë proteinë

– Mishi i kuq, sepse në 100gramë mish gjenden 25 gramë proteina

– Salmoni, sepse përmban 20 gramë proteina për 100 gramë mish. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat