Përgjimet për Dakon, çfarë pranoi kryebashkiaku në prokurori

Disclaimer

Përgjimet për Dakon, çfarë pranoi kryebashkiaku në prokurori

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:25
Vangjush Dako

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, sikurse noa.al raportoi të enjten, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku për mbi pesë orë është pyetur në lidhje me “Dosjen 339”.

Te kjo dosje gjenden shumë përgjime, mes të cilave bien edhe dyshime për shitblerje të votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Kjo është një dosje që është hapur që në vitin 2016, por është pasuruar me përgjime shtesë, mbi 700 cd me regjistrime bisedash telefonike dhe ambientale.

Kjo çështje ishte sonte temë e emisionit Opinion ku u raportua se z.Dako gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ai ka njohje me vëllezërit Avdylaj.

Dosja 339 ka nisur pas një referimi nga policia e Kavajës për trafik droge.

Sipas policisë në vitin 2016, po hetohej për trafik droge një grup që e kishte bazën në Shijak.

Aty dolën dhe disa grupe të tjera, siç ishte Bajri apo dhe një grup në Fier.

Në Opinion, gazetarët e ftuar cituan burime hetimore të thonë se zyrtarisht prokuroria nuk e ka pranuar asnjëherë që është duke hetuar për shitblerjen e votës.

Referuar dhe një herë marrjes në pyetje të z.Dako, u raportua se e vetmja gjë që ka pranuar ai ishte njohja me Abdylajt.

Sakaq hidhen dyshime se në disa nga përgjimet që posedon Prokuroria për Krimet e Rënda ka edhe komunikime direkte e të shpeshta mes Dakos dhe vëllezërve Abdylaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat