Edhe mbrojtësit bëjnë krime: Sa serbë, kroatë, boshnjakë e shqiptarë u gjykuan në Hagë?

Dokumentare

Edhe mbrojtësit bëjnë krime: Sa serbë, kroatë, boshnjakë e shqiptarë u gjykuan në Hagë?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:26
Dhuna serbe në Kosovë

Një vështrim sipërfaqësor i bilancit numerik të Prokurorisë së Hagës sugjeron pa dyshim se pala serbe kreu pakrahasimisht më shumë krime, që nënkupton edhe qëllimet politike kriminale të gjenocidit dhe spastrimit etnik, thuhet në hyrje të një fejtoni të portalit Tacno.net, me titull "Armata e BeH-së në Hagë: Edhe armatat kanë bërë krime të rënda".

Fejtoni merret më hollësisht me të gjitha rastet e gjykimeve të pjesëtarëve të pjesëtarëve ushtrisë së BeH-së në Hagë, ndërsa në fillim jepen shifrat e të gjithë të gjykuarve nga pala serbe, kroate, e BeH-së dhe ajo shqiptare në Tribunalin ndërkombëtar për krime të luftës.

Sigurisht - thuhet në fillim -  nga këndvështrimi i viktimës, nuk është e përshtatshme të flasësh për krime lufte numerikisht: çdo krim është i papranueshëm dhe çdo viktimë një viktimë e panevojshme. Prandaj, përmendja e shifrave mund të justifikohet vetëm në një këndvështrim më të gjerë politik, historiografik dhe civilizues, nëse nuk e harrojmë vetëdijen për dinjitetin e të gjitha viktimave, detyrimin për të njohur vuajtjet e tyre dhe nevojën për ndihmë gjithëpërfshirëse për të gjithë të mbijetuarit e dhunës.

Mirëpo, megjithatë nuk mund të anashkalohet fakti se numri i padive të paraqitura para Tribunalit të Hagës, së bashku me pozicionin e të paditurve në hierarkinë politike dhe ushtarake, sugjeron pa dyshim përgjegjësinë më të madhe për luftërat në Kroaci, BiH dhe Kosovë: kundër politikanëve dhe oficerëve ushtarakë serbë janë ngritur dy herë më shumë padi se të gjithë udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të palëve të tjera së bashku.

Kështu, edhe një vështrim sipërfaqësor i bilancii numerik të Prokurorisë së Hagës sugjeron pa dyshim se pala serbe kreu pakrahasimisht më shumë krime, që nënkupton edhe qëllimet politike kriminale të gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Në të njëjtën kohë, gjykata e Hagës provoi faktin i cili në luftërat e mëparshme ra viktimë e proverbit të famshëm, sipas të cilit "historia shkruhet nga fitimtarët" - që të gjitha palët kryen krime lufte. Duke akuzuar dhe dënuar autorët e krimeve të ushtrive që me sa duket vetëm mbrojtën vendin e tyre, trashëgimia e Tribunalit të Hagës, pavarësisht nga të gjitha lëshimet e tij të mundshme, mund të bëhet gur kufiri historik politik dhe historiografik për qëndrimin e njerëzimit ndaj luftërave në përgjithësi. sepse vetëdijeson për faktin e heshut me shekuj se edhe ushtritë mbrojtëse mund të kryejnë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare të luftës dhe ligjit humanitar.

Gjykata e Hagës ka paditur një total prej 161 të paditurve. Nga ai numër, më shumë se dy të tretat e padive, 111 prej tyre, u ngritën për krime të luftës të palësserbe. Midis të akuzuarve janë udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të politikës serbe në vitet 1990: kryetarët e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Serbisë, Slobodan Millosheviq dhe Milan Milutinoviq, kryetari i Republikës Sërpska Radovan Karaxhiq, si dhe oficerë të lartë të ushtrisë jugosllave dhe e gjithë udhëheqja ushtarake e Republikës Sërpska. Disa nga këta njerëz u dënuan me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës dhe shumë të tjerë me burgime të gjata.

Grupi i dytë më i madh i të paditurve në Hagë mbetet shumë prapa 111 të paditurve të udhëheqësve politikë dhe ushtarakë serbë: fjala është për 27 padi kundër drejtuesve politikë Herceg-Bosnës dhe anëtarëve të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO). Midis këtyre të paditurve është kryetari i Republikës Kroate të Herceg-Bosnës, Jadranko Përliq dhe komandantët më të lartë ushtarakë të Këshillit kroat të mbrojtjes (HVO), disa prej të cilëve ishin gjithashtu oficerë të Ushtrisë Kroate.

Pasojnë nkomandantët ushtarakë dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ushtrisë së BeH-së dhe Ushtrisë Kroate, të cilët u paditën nga Prokuroria e Hagës në numër afërsisht të barabartë: shtatë pjesëtarë të UÇK-së dhe nga gjashtë oficerë të Ushtrisë Kroate (HV) dhe Ushtrisë së BeH-së (ABiH). Për disaprej këtyre, si oficerët e nivelit të mesëm të HV Rrahim Ademi dhe Mirko Norac, gjyqi nuk u mbajt në Hagë, por në Kroaci, sepse gjykata transferoi çështjen në gjyqësorin vendas.

Gjykata e Hagës akuzoi gjithashtu dy pjesëmarrës maqedonas në konfliktet e armatosura midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2000 dhe 2001, njëri prej të cilëve ishte ish-ministri i brendshëm maqedonas Lube Boshkoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat