Kalendari Historik: Çfarë ka ndodhur më 20 gusht

Dokumentare

Kalendari Historik: Çfarë ka ndodhur më 20 gusht

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Këto janë ngjarjet që ka ndodhur me 20 gusht, gjatë historisë:

636 - Forcat arabe të udhëhequra nga Halid bin Ualid marrin kontrollin mbi Sirinë dhe Palestinën duke larguar Perandorinë Bizantine.

1000 – Themelohet Mbretëria Hungareze nga mbreti Stefani I i Hungarisë.

1866 – Presidenti amerikan Andrew Johnson formalisht shpall Luftën Civile në Sh.B.A. si të përfunduar.

Lufta filloi më 12 prill 1861. Që në fillim të 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, për çështjen e skllavërisë, i detyroi udhëheqësit e Jugut të vendosin për shkëputje rajonale nga SHBA. Gjatë 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kërcënuan me shkëputje nëse Republikanët (Partia kundër skllavërisë) do fitonin zgjedhjet. Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partinë Demokrate të ndarë, në nëntor 1860, solli shkëputjen e menjëhershme të Karolinës së Jugut. Pas Karolinës së Jugut, brenda gjashte muajve u shkëputën edhe gjashte shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana. Në shkurt 1861, delegatë nga shtetet e mësipërme krijuan një qeveri të unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i parë i Konfederatës së Shteteve të Amerikës. Kur Abraham Linkoln u inaugurua President i SHBA-së më 4 mars 1861, një total prej shtate shtetesh ishin bërë pjesë e Konfederatës së Jugut (përfshi edhe Teksasin). Katër vjet më vone, lufta civile përfundoi me humbjen e Konfederatës se Jugut, dhe 620 mijë luftëtarë humben jetët nga të dy kampet.

1960 – Senegali shkëputet nga federata e Malit dhe shpall pavarësi.

1975 – Programi Viking: NASA lançon provën planetare Viking 1 në drejtim të Marsit.

1991 – Estonia ndahet nga Bashkimi Sovjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat