Si në filma! Detaje të reja për grabitjen e biznesmenit në Durrës

Durrësi

Si në filma! Detaje të reja për grabitjen e biznesmenit në Durrës

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë e të veshur me uniformë policie kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë  lanë të lirë disa kilometra më tutje.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.”, njoftoi gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj.

Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e transportit ndërkombëtar.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen periferike 14 në Shkozet dhe nga errësira, tre maskat të veshur e uniformë policore janë larguar në kohë rekord në drejtim të paditur bashkë me sasinë e parave të grabitura.

“BalkanWeb” ka siguruar detaje të reja teksa autorët mësohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe më pas i kanë lidhur në shtëpi.

Ndërkohë biznesmeni ka pohuar para policisë se tre personat ishin të maskuar dhe po e prisnin atë tek shtëpia në kohën kur ky i fundit po kthehej bashkë me djalin pasi kishin konsumuar një kafe në lagje.

“Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa e gjithë zona periferike e Shkozetit është në errësirë të plotë”, shtoi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat