Durrës, 15 persona u asfiksuan nga flakët që shpërthyen në katin e 7 të pallatit

Durrësi

Durrës, 15 persona u asfiksuan nga flakët që shpërthyen në katin e 7 të pallatit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Foto Ilustrim

Plot 15 persona janë asfiksuar nga tymi i flakëve që shpërthyen në apartamentin e katit të shtatë të pallatit në lagjen nr 1 në Durrës.

Policia e Durrësit informon se zjarri në banesën e shtetit V.L. ra rreth orës 22:50 minuta të së dielës, 3 shkurt 2019.

"Menjëhërë në vendngjarje shkuan  forcat e Policisë dhe të  Zjarrëfikses,  të cilët gjatë përpjekjes për te evakuuar banorët, nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës Policisë dhe një punonjës i Zjarrëfikses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën"  informoi policia e Durrësit.

Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një  dyshek elektrik.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat