Përdhunimi i 14 vjeçares në Kavajë, një nëne i bie të fikët para gjykatës së Durrësit

Durrësi

Përdhunimi i 14 vjeçares në Kavajë, një nëne i bie të fikët para gjykatës së Durrësit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Foto Ilustrim

Të shtatë adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual dhe që janë të arrestuar dolën sot paradite para Gjykatës së Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë.

Ndërkohë që 15 vjeçar është ende në kërkim.

Në momentin kur adoleshentët kanë mbërritur në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.

Madje nga tronditja nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët. 

Denoncimi për abuzimin e 14-vjeçares nga shkolla “Rilindja” në Kavajë u bë fillimisht nga ish kryeministri Sali Berisha në një postim në facebook.

Të miturit, 15- 17 vjeç  akuzohen për  veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.   Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve. Mësohet se 14 vjecarja ka denononcuar në polici se është detyruar  të kryeje mardhenie me 8 djemte ne kohë te ndryshme për një periudhe 3-mujore. Burimet bëjnë me dije se 14-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat