Durrës, regjistrohet i prekuri i parë nga virusi AH1N1

Durrësi

Durrës, regjistrohet i prekuri i parë nga virusi AH1N1

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Në qytetin bregdetar të Durrësit është regjistruar i prekuri i parë me virusin AH1N1.

Pacienti është një 60-vjeçar, i cili ndodhet prej 3 ditësh në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë dhe gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Ndërsa në spitalin e Sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1.

Viktima e fundit e prekur nga AH1N1 ishte një e moshuar nga Shkodra, ndërsa tre rastet e tjera ishin një nga Tirana dhe dy nga Elbasani.

Mjekët thonë se nuk ka vend për panik dhe këshillojnë vaksinimin e popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat