Vrasja në Durrës, gjykata vendos: “Arrest me burg” për 37-vjeçarin

Durrësi

Vrasja në Durrës, gjykata vendos: “Arrest me burg” për 37-vjeçarin

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Foto

Gjykata e Durrësit ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e Ndue Zefit, i cili se vrau 45-vjeçarin Martin Ndreca.

Gjykata caktoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj shtetasit Ndue Zefi.

Ndue Zefi akuzohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Viktima dhe autori i ngjarjes kanë qenë duke pirë alkool në një nga lokalet e zonës, ku edhe ka nisur sherri mes tyre për arsye banale duke përfunduar në vrasje.

Pas sherrit, 37-vjeçari ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.  Aty e ka qëlluar me 5 plumba, nga të cilët vetëm njëri prej tyre ka kapur 45-vjecarin në pjesën e shpatullës, por kjo ka rezultuar fatale për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat