Zjarr masiv në Durrës

Durrësi

Zjarr masiv në Durrës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:59
Ilustrim

Një masiv pyjor në zonën e fshatit Draç në Durrës ka marrë flakë.

Zjarri ka rënë rreth dy kilometra larg rrugës kryesore që të çon drejt Gjirit të Lalzit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat po tentojnë të vënë nën kontroll flakët.

Fikja e zjarrit është e vështirë për shka se mjetet nuk e kanë të mundur të hyjnë në thellësi të pyllit, ndërsa era ka bërë të mundur përhapjen e zjarrit me shpejtësi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat