Në Velierë s`ka arkeologë

Durrësi

Në Velierë s`ka arkeologë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:09
Ilustrim

Punimet për ndërtimin e Velierës në Durrës nuk po ndiqen nga arkeologë dhe specialistë. Për shkak se zona ku po punohet është e pasur me rrënoja arkeologjike, gjykata vendosi që punimet të kryeshin në prani të ekspertëve, të cilët nuk ndodhen në terren duke moszbatuar kështu vendimin.

 Mjetet e rënda po vazhdojnë punimet me intesitet për ndërtimin e Velierës në Durrës.

Për shkak se gjatë gërmimeve fillestare u evidentuan rrënoja arkeologjike, gjykata vendosi që punimet të mbikqyren nga arkeologe dhe specialiste me qëllim të mos demtohen vlerat dhe objektet arkeologjike që ndodhen në sheshin e ndërtimit, por nga një vëzhgim i televizionit Ora, rezulton se vendimi i gjykatës nuk zbatohet.

Zbulimi i rrënojave arkeologjike dhe insistimi i Shoqërisë Civile bllokuan për dy vite punimet në kantierin e ndërtimit.

Pas një kalvari afro dy vjeçar ku u zhvilluan me dhjetra seanca gjygjesore, dy jave më parë Gjykata Administrative e Apelit Tirane vendosi rrëzimin e kërkesës së “Shoqerisë Civile” dhe t`i jepte të drejtë Bashkise Durrës për të perfunduar projektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat