Lleshaj në Portin e Durrësit: Nevoja për përmirësime është e madhe

Durrësi

Lleshaj në Portin e Durrësit: Nevoja për përmirësime është e madhe

Më: 19 mars 2019 Në ora: 10:37
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua mëngjesin e së martës me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit.

Gjatë takimit, Leshaj u shpreh se pavarësisht është bërë proges, nevoja për përmirësim në Port është e madhe.

Sandër Lleshaj: "Duhet të jemi fare të qartë që nevoja për përmirësim në Portin e Durrësit është e jashtëzakonshme. Me gjithë përmirësimet  e bëra, të cilat mund të përcaktohen lehtësisht prej secilit prej nesh, i cili e ka frekuentuar këtë Port në cilësime të ndryshme, qoftë si udhëtar, qoftë si punonjës i shtetit konstatohet progres, por ama është po ashtu e rëndësishme të shënohet që nevoja për përmirësim është e madhe."

Ministri evidentoi edhe problemin kryesor të Portit të Durrësit: "Problemi kryesor këtu është se duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë. Problemet e evidentuara në këtë Port lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit

Ndaj duhet ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat