Parandalohet grabitja me armë të një pikë karburanti në Durrës

Durrësi

Parandalohet grabitja me armë të një pikë karburanti në Durrës

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:41
Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin ’Ndjekja’,në Durrës, ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit J.M., duke parandaluar kështu grabitjen me armë të një pike karburanti.

26 vjeçi, banues në Xhafzota, në momentin e arrestimit  iu është gjetur dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparatë celularë dhe një thikë, sende këto që do përdoreshin për të realizuar grabitjen me armë.

“Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë, më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit. Vazhdon puna intensive për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprat penale "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat