Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Dako: Do jemi gati para sezonit turistik - Bota Sot
Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Dako: Do jemi gati para sezonit turistik

Durrësi

Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Dako: Do jemi gati para sezonit turistik

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:40
Foto

Gati një muaj para çeljes së sezonit turistik qyteti i Durrësit është kthyer në një kantier ndërtimi. 6 rrugë në zona të ndryshme të qytetit po rikonstruktohen me fondet e bashkisë.

Nisja e menjëhershme e punimeve, po shkakton vështirësi në lëvizje në këto akse të mjeteve dhe këmbësoreve.

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duke iu përgjigjur interesit të RTV Ora mbi këto shqetësime, tha se ndërhyrjet do të përfundojnë para nisjes së sezonit turistik.

Vangjush Dako: "Po i paraprijmë me pastrimin e kanaleve dhe më pas me asfaltimin. Është një punë që bashkia e ka planifikuar. Nuk është për fushatë. Është momenti i duhur para sezonit turistik që ne të kryejmë këto punime."

Ndërhyrja sipas drejtuesve të bashkisë Durrës synon të shmangë kaosin e trafikut gjatë sezonit turistik, dhe përmbytjet gjatë muajve me shi.

Rrugët në rikonstruksion:

Rruga “Zef Ujkaj”

Rruga “Kristo Sotiri”

Rruga “Aleksandër Goga”

Rruga “Albania”

Rruga “Mujo Ulqinaku”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...