Kanali i ujërave të zeza rrezik për shëndetin e banorëve të plazhit Durrës

Durrësi

Kanali i ujërave të zeza rrezik për shëndetin e banorëve të plazhit Durrës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:20
Durrës

Një kanal ku shkarkohen ujërat e zeza, vitet e fundit është kthyer në problemin më shqetësues për banorët e lagjes nr.13 , pranë zonës së Plazhit në Durrës.

Denoncimi u bë nga banorët e zonës në BOOM, të cilët kërkuan nga institucionet vendore që të merren masa.

Ata u shprehën të shqetësuar duke pohuar se situate është bërë e padurueshme, pasi në çdo kohë, ky kanal, përveç erës së pakëndshme , tërheq edhe insekte, sidomos gjatë verës.

"Kanali është kthyer në gropë, nuk ka shkarkim, nuk ka grykëderdhje. Nuk guxojmë të hapim dritaret, mushkonjat na mbysin. Na thonë që do ta rregullojmë, por nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë"

Banorët u shprehën se kanë trokitur disa herë në dyert e institucioneve, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

BOOM iu drejtua edhe njësisë administrative 5, të cilët garantuan se situata do të zgjidhet brenda 10 ditësh.

Specialisti: Nëse bëhet fjalë për 20 metra, nuk bëhet fjalë që do të pastrohet.

BOOM komunikoi edhe bashkisë Durrës, e cila u shpreh se kjo kërkesë e vlerësuar, do mbahet në konsideratë e do të reflektohet në procesin e planifikimit të buxhetit afatmesëm, për tu investuar nga ana e Bashkisë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat