Mbi 2000 vende të reja pune në Durrës, dominon turizmi

Durrësi

Mbi 2000 vende të reja pune në Durrës, dominon turizmi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:56
Foto

Mbi 2000 vende të reja pune janë shpalosur nga rreth 60 subjekte në panairin e punës të hapur në qendër të Durrësit në sheshin “Liria”.

Industria e turizmit ka kryesuar në këtë panair me vendet e punës, të cilat ofrohen për të gjithë punëkërkuesit. Për kreun e Zyrës Rajonale të Punësimit, Indrit Buka, hapja e panairit është një mundësi shumë e mirë për të gjithë punëkërkuesit por edhe kompanitë, të cilët komunikojnë drejtpërsëdrejti.

Sipas tij, Zyra Rajonale e Punësimit ka aktualisht në dispozicion të punëkërkuesve rreth dy mijë vende të lira punë, ndërkohë që në regjistrin e kësaj zyre numërohen 6 mijë aplikantë për punë.

Në këtë panair, interes me vende të reja pune kanë shfaqur kryesisht kompanitë që janë pjesë e ofertës turistike në bregdetin e Durrësit. Ardit Nona, menaxher i një prej resorteve thotë për TV Ora se subjekti që ai menaxhon ka 250 vende të lira punë në sektorë3 të ndryshëm të hoteleri-turizmit.

Një interes shumë të madh nga të rinjtë kanë patur stendat e hapura nga resortet dhe restorantet, në bregdetin Adriatik, ku dhjetëra të rinj shprehën interesin për të qenë pjesë e stafit si ekonomistë, kuzhinierë, kamarierë etj.

Kompanitë e ndryshme të konfeksioneve kanë paraqitur oferta punësimi nga 100 deri në 150 vende pune, ku kriter është jo vetëm eksperienca, por edhe dëshira për të punuar në grup. Panairi Rajonal i Punësimit Durrës, do të qëndrojë hapur deri pasditen e kësaj të shtune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat