Shkrihet ALUIZNI dhe Hipoteka në Durrës. Ikin dy drejtorët, ja emri i ri që drejton Kadastrën

Durrësi

Shkrihet ALUIZNI dhe Hipoteka në Durrës. Ikin dy drejtorët, ja emri i ri që drejton Kadastrën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:55
Durrës

Shkrihet ALUIZNI dhe ZRPP në Durrës. Panorama raporton se paraditen e sotme eshte emëruar drejtori i Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, ne Drejtorine Rajonale te Durrësit.

Dy drejtuesit aktuale, Arben Isaku i ALUIZNI-t të Durrësit dhe kreu i Hipotekes, ZRPPP, Florian Alimadhi jane liruar nga detyra qe mbanin.

Vendin e tyre e ka zene Liridon Pula drejtor i ASHK-se. Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto. Theksojme se Pula, drejtori i ri i ASHK-së vjen nga Tirana.

Nderkohe qe si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, u përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura për korrupsion nga prokuroria për zyrtarë të këtyre institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat