Durrësi i prenotuar nga nordikët, sivjet turistë edhe nga Izraeli

Durrësi

Durrësi i prenotuar nga nordikët, sivjet turistë edhe nga Izraeli

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:40
Durrësi

Një pjesë e madhe e hoteleve në Durrës janë të prenotuara gjatë muajve korrik-gusht. Edhe këtë vit dominojnë pushuesit nordike, ndërsa risi janë turistët nga Izraeli.

Nëse keni planifikuar të kaloni pushimet në bregdetin e Durrësit, përgjatë muajit korrik dhe gusht do ta keni të vështirë të gjeni akomodim në hotel.

Menaxherët e resorteve thonë se dhomat e hoteleve janë prenotuar kryesisht nga pushues nordikë.

Menaxherët kërkojnë që shteti t`i kushtojë më shumë vëmendje përmirësimit të infrastrukturës.

Në Durrës, risi këtë vit janë turistët nga Lindja e Mesme. Ata vlerësojnë natyrën shqiptare, por thonë se ka ende vend për përmirësime.

“Duhet të mësojnë më shumë. Hoteli është shumë larg nga qyteti, por ne jemi të kënaqur".

"Shqipëria është vend i këndshëm, tani nis sezoni dhe duhen më shumë shërbime”.

Në Durrës por edhe në qytetet e jugut të vendit turistët polakë janë ata që dominojnë në prenotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat