Efektivët e policisë së Durrës, pranë të vegjëlve të Shtëpisë së Foshnjes

Durrësi

Efektivët e policisë së Durrës, pranë të vegjëlve të Shtëpisë së Foshnjes

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:33
Durrës

Dëshirës së fëmijëve në “Shtëpinë e Foshnjës” në Durrës, për të parë nga afër makinat dhe motorët e Policisë, i janë përgjigjur në festën e tyre efektivët e Policisë së Durrësit.

Drejtori i Policisë Durrës së bashku me efektivë të policisë kanë vizituar sot, Shtëpinë e Foshnjës në lagjen Nr. 14 me rastin e 1 Qershorit, ditës së Fëmijëve.

Drejtori i Policisë Alfred Çepe uroi përzemërsisht fëmijët dhe u shpreh i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë për çdo nevojë që kanë. Punonjësit e Policisë kanë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët e qendrës dhe më pas i kanë marrë për të parë nga afër makinat dhe motorët e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat